Apolonia, dy ndeshje pa tifoze ne Fier
Incidenti i ndodhur ne ndeshjen Apolonia-Flamurtari, ku u godit me nje shishe plastike gjyqtari anesor i ndeshjes, nuk eshte kaluar me masa te rrepta. Komisioni i Disiplines vendosi pas incidentit, qe Apolonia dy ndeshjet brenda fushes t'i zhvilloje pa tifoze dhe klubi eshte denuar me 200.000 mije leke. Nderkohe, ne Kategorine e Pare, Abilio i Dajtit dhe Lleshi i Burrelit jane denuar me nga 5 jave pezullim dhe 30 mije leke gjobe per shkak se kane shkembyer grushte mes tyre, ne ndeshjen e fundit. Te njejtin denim kane marre edhe Lamnica i Luftetarit dhe Hasani i Terbunit, te cilet jane zene gjate ndeshjes se fundit te kampionatit.