“Mustafaj, gjallëria e Tiranës, Bojaxhi nuk është deklaruar”
Autori i Lajmit: red.
“Jam i habitur, prisja më shumë rezistencë nga të vjetrit në PD, mendoni në një parti të konsoliduar që ka kaluar një opozitë të fortë, rezistenca e të vjetërve do të ishte më e madhe ndaj të rinjve, një farë ndjenje që ne kemi qenë këtu”
Zgjedhjet në strukturat e Partisë Demokratike në seksione, grup-seksione, degë dhe qarqe, kanë hyrë ditët e fundit në plan të parë për demokratët duke parë se fushata elektorale do të fillojë shumë shpejt, pasi në bazë edhe të Kodit të ri Elektoral dhe ndryshimeve të fundit kushtetuese, është bërë i domosdoshëm riformatimi i të gjitha strukturave partiake të kampit “blu”. Për këtë arsye, gazeta “Ballkan” pati një bashkëbisedim me anëtarin e Kryesisë së PD-së dhe zëdhënësin e Grupit Parlamentar të “bluve”, Aldo Bumçi. Ish-ministri i Drejtësisë ka sqaruar ekskluzivisht për “Ballkan” arsyet e riformatimit të grupeve të punës në PD, hyrjen e zv.kryeministrit Pollo në grupet e punës së partisë për organizimin e ri të strukturave në qarkun e Gjirokastrës si dhe situata në degën e Tiranës për kreun e kësaj dege dhe dy kandidadturat e mundshme: Besnik Mustafaj dhe Gjergj Bojaxhi.
Ditë më parë Kryesia e PD-së ka zgjedhur kryetarët e grupeve të punës nëpër qarqe, si do ta komentonit ju zgjedhjen e zv.kryeministrit Genc Pollo në krye të grupit të punës në qarkun e Gjirokastrës, duke parë se nuk është përfunduar shkrirja e PDR-së dhe marrëveshja me PD-në nuk është konkretizuar akoma?
Në radhë të parë procesi i riorganizimit të Partisë Demokratike filloi në fillim të këtij viti, pati një ndërprerje për shkak të ndryshimeve kushtetuese që kërkuan të shikonim një model tjetër të organizimit të partisë, gjë që është realizuar në muajin shtator dhe tashmë kemi rinisur punën. Grupet e punës kanë qenë të ngritura dhe në mbledhjen e fundit pati një rifreskim të disa prej grupeve, disa ndryshime që u bënë në disa grupe pune ku njëri prej tyre (qarku i Gjirokastrës) është nën drejtimin dhe kryesimin e zotit Genc Pollo. Mendoj që është e natyrshme, në kuadër të afrimit të dy partive, diçka që ka kohë që flitet, pra ne jemi në një proces tjetër. Në qoftë se në fillim të viteve 1990 deri në 1998-99, PD-ja dhe e djathta përjetoi një proces copëzimi, fragmentarizimi, tani jemi në një proces tjetër, jemi në ribashkimin e së djathtës dhe krijimin e një imazhi tjetër të së djathtës dhe faqe tjetër përballë elektoratit. Pra, nuk kemi një të djathtë të copëzuar, por një të djathtë që grupohet drejt atyre që janë vlerat bazë, dhe boshti bazë i identitetit të së djathtës. Në këtë kuadër, është diskutuar që PDR-ja, si një parti që ka dalë nga PD-ja, figurat drejtuese të saj kanë qenë figura po ashtu të larta të PD-së, si Shehu, Pollo etj, dhe bashkimi është gjëja më e natyrshme. Në këtë kuadër zv.kryeministri Pollo është caktuar të drejtojë një nga qarqet, dhe natyrisht, më duket një lajm shumë i mirë.
Nëse Neritan Ceka, nënkryetari i Kuvendit dhe Kryetari i PAD, do të përfshihej edhe ai në një rol të ngjashëm, do të pranohej kjo nga strukturat e PD-së?
Partia Demokratike e ka treguar shumë qartë që në vitin 2003, në mënyrë edhe më të qartë më 2005, që ishte pro filozofisë së hapjes. Në vitin 2003 për zgjedhjet lokale kanë kandiduar në qytete të rëndësishme të vendit persona që nuk ishin anëtarë të PD-së, të djathtë, po jo anëtarë të partisë, dhe fituan në qytete kryesore si Elbasani, Shkodra, Korça, Saranda etj. Pra kishte një proces hapjeje ndaj intelektualëve, ndaj njerëzve që ishin me vlera të PD-së. Më 2005 mendoj që hapja arriti kulmin, ku u ftuan ish-themeluesit të riktheheshin në parti, nëpërmjet KOP-it u ftuan të rinj me bindje të djathta me qëllim që të afrohen tek kjo forcë politike. Jam i habitur, prisja më shumë rezistencë nga të vjetrit në PD, mendoni në një parti të konsoliduar që ka kaluar një opozitë të fortë, rezistenca e të vjetërve do të ishte më e madhe ndaj të rinjve, një farë ndjenje që ne kemi qenë këtu dhe..., por jo, ishte një parti e cila na priti në mënyrë shumë pozitive. Sot nuk ka më as ish-themelues, nuk ka më as anëtarë të KOP-it, ne jemi shkrirë të gjithë dhe jemi pjesë e PD-së, dhe partia ka arritur një ekulibër të brendshëm, kjo është. Ne nuk jemi grupe të veçuara, ne nuk jemi ish- brenda PD-së, kemi arritur një ekuilibër të brendshëm. Kjo ftesë për hapje vazhdon si me PDR-në, si me zotin Ceka dhe me të tjerë që janë shkëputur.
Për sa u përket kandidaturave për kreun e partisë në Tiranë, i referohem asaj të Besnik Mustafajt dhe Gjergji Bojaxhiut, cila do të jetë më dominuese duke pasur parasysh këtu edhe politikat e hapjes dhe thithjes së elementëve të rinj?
Unë e kam të vështirë të flasë për të, pasi do të ishte një spekulim në këtë kuptim. Nuk ka asnjë deklaratë as nga vetë zoti Bojaxhi, që të ketë deklaruar një interes për këtë çështje, dhe jemi akoma shpejt, sepse jemi në fazën e zgjedhjeve në seksione, në bazë, pra. Janë grup-seksionet që propozojnë dhe më pas vjen dega. Është një gjë shumë pozitive fakti që ka deklarime për kandidatura dhe ambicie. Ajo që ka bërë zoti Mustafaj mendoj se është një gjë shumë pozitive, deklarimi i një kandidature dhe i jep gjallëri kryeqytetit, që është një nga degët më përfaqësuese të PD-së. Zoti Bojaxhi ka treguar vlera aty ku ka qenë, në postin e zv.ministrit dhe në drejtimin e KESH-it dhe është gjë shumë e mirë që njerëz të tillë afrohen në parti. Pra një kastë politike është e gjallë, sa aktivë dhe vitalë janë njerëzit që e përbëjnë atë forcë. Është një lajm shumë i mirë, por unë nuk kam dëgjuar asnjëherë nga Gjergji Bojaxhi që të deklarohet për kandidaturën e tij, nëse e bën, është një gjë shumë pozitive.
Intervistoi Plarent Shehu
Ky lajm është publikuar: 24/10/2008