E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musta: Une i paafte apo s'shihet kampionati

I cuditur, sepse e kane larguar edhe nga ekipet kombetare, edhe nga Partizani

Per te vertetuar "kaosin" ku eshte zhytur sporti shqiptar vlen Perlat Musta, ish-portieri i shquar i cili aktualisht nuk eshte trajner ne asnje ekip shqiptar. Ish portieri i Partizanit dhe i kombetares ne '80, eshte pezulluar si trajner i portiereve te kombetares, U-17, pak kohe me pare. Ka qene edhe trajner i portiereve te Partizanit dhe kombetares, ne kohen e Brigelit. Ne te gjitha rastet, Musta e ka mesuar me vonese nga te tjeret, se nuk do te jete me ne pozicionin e trajnerit. "Aktualisht nuk jam pjese e futbollit. Kam qene ca kohe trajner te Partizani ku kam kaluar karrieren si lojtar dhe gjithashtu trajner edhe te kombetarja. Nuk di ndonje arsye perse me kane larguar. Nese jam i paafte te me thone," - shprehet ish portieri, i konsideruar si me i miri qe ka mbrojtur portat tona.

Pasioni

"Pasioni s'ekziston me. Njerezit me pasion jane pak," - thote Musta. Po shohim njerez te perkushtuar pas presidenteve qe investojne per futbollin, jo njerez qe e duan vertet futbollin. Ish-portieri thote se me keq akoma, keta njerez, e etiketojne veten "specialiste", qe i njohin problemet ne detaje por nuk flasin asnjehere per to dhe jo me t'i japin zgjidhje gjendjes se mjerueshme te futbollit tone. Kjo kategori perben ate qe ish-portieri e quan "semundje" te rende qe ka prekur sportin profesionist. "Servilizmi i tepruar po demton futbollin shqiptar. Ne ambientet e futbollit dhe te sportit tone mbizoterojne njerez qe nuk kane asnje lidhje me kete loje, pa pike kontributi," - thote Musta. "Me pak servilizem ia dalin mbane. Flasin me kompetence. Po heshtin ata qe kane kaluar nje jete te tere dhe kane derdhur djerse per dekada me radhe, ata qe i dhane lavdi futbollit, pa perfituar asnje shperblim, qofte edhe moral," - vijon ish portieri legjendar i Partizanit. "Sot, ata qe jane prane dhe pretendojne se njohin mire futbollin, le te na thone pse aktualisht kampionati ndodhet ne kete gjendje,"- shprehet Musta.

Shembull

Kete sezon ndeshjet e rendesishme te Kategorine Superiore po ndiqen nga tifoze qe numerohet me gishtat e dores. Nese shohim 100 vete ne stadium, per te pare ndeshjet e futbollit, atehere eshte e thjeshte, nuk kemi futboll dhe s'ka me vend per diskutime. Ne cdo ndeshje 32 vete jane futbolliste. Duke i bere llogarite edhe me pjesetare te stafeve drejtuese te ekipeve dhe te klubeve, perfundimet jane te thjeshta, per te ndjekur nje ndeshje te Partizanit, Dinamos, apo Tiranes, (ekipe qe kane fituar 54 tituj kampione nga 70 kampionate gjithsej) ne stadium nuk po shfaqet as interesi i familjareve te vete futbollisteve. Shifrat jane alarmante. "Nuk ka tregues me te shemtuar," - pergjigjet Perlat Musta.

Perlat Musta ka luajtur 16 vjet me Partizanin: "Ne Tirane dhe kudo ne Shqiperi, Partizani luante ne stadiume, qe mbusheshin plot me tifoze. Sterviteshin disa ore ne dite dhe mendonim gjithe javen per te fituar ndeshjen e kampionatit."

Kombetarja ishte prane boterorit ne '86

Belgjika mundej 2-0 ne "Qemal Stafa", ne vitin 1984. Shifo rrezikoi disa here porten e Mustes. Belget dolen ne vend te dyte dhe duhet te luanin nje ndeshje "play-off", te cilen e fituan perballe Holandes dhe u kualifikuan. Belgjika vajti deri ne gjysmefinale te boterorit. Ekipi qe thyhej ne "Qemal Stafa" nga golat e Minges dhe te Koles ndalej me te njejtin rezultat ne gjysmefinale te kampionatit Boteror ne "Meksike 86', nga Argjentina e Diego Armando Maradones. Golat ndaj Belgjikes i shenoi Maradona.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›