Zogaj: “Mustafaj, kandidatura më prestigjoze”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Shqiptar dhe deputeti i PD-së, Preç Zogaj, ka cilësuar dje në një prononcim për median se “kandidatura e ish-ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, është kandidatura më prestigjoze, pasi ai përfaqëson demokratët e 18 vjetëve pluralizëm”. Zogaj ka komentuar gjithashtu edhe futjen e zv.kryeministrit Genc Pollo në strukturat drejtuese të partisë dhe zgjedhjen e tij si kryetar të grupit të punës në qarkun e Gjirokastrës për zgjedhjet në strukturat e partisë në këtë zonë. Ai nënvizoi se “për sa i përket drejtimit të Berishës në grupin e punës për zgjedhjet në Tiranë, është shumë normale që kryetari i partisë të jetë i interesuar për degën më të madhe, atë të kryeqytetit. Ndërsa zgjedhja e Pollos në qarkun e Gjirokastrës ishte një surprizë, e cila nuk pritej, edhe pse tashmë kemi një marrëveshje për afrimin e PDR-së në PD”, përfundoi Zogaj.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2008