Ndoka-deputetëve: “Të largojmë kryetaren Topalli”
Autori i Lajmit: red.
Kreu i Demokristianëve, Nard Ndoka, u bëri thirrje deputetëve për të gjetur mekanizmat për të hequr nga posti i Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topallin. Nga foltorja e Parlamentit, në seancë plenare, demokristiani Ndoka lëshoi akuza të rënda ndaj Kryetares së Parlamentit, duke e akuzuar si fajtore për minimin e jetës parlamentare dhe për konfliktet institucionale të ndodhura ditët e fundit. Pothuajse në të njëjtën orë, nga foltorja e Parlamentit bullgar, në Sofje, kryeparlamentarja Jozefina Topalli mbante një fjalim përshëndetës për ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga ky Parlament. “Jozefina Topalli ka përgjegjësinë e plotë të minimit të jetës parlamentare për konfliktet e hapura dhe të vazhdueshmne ndërmjet institucioneve; për dobësimin e rolit të Parlamentit në reformë, për dështimin e disa komisioneve hetimore të Parlamentit dhe për kritikat e ndërkombëtarëve”, - tha kreu i demokristianëve. “Të gjithë mbajnë mend pretendimin e Kryetares së Parlamentit për të mbajtur peng hetimet e Gërdecit, për heqjen e imunitetit të akuzuarve për këtë çështje; për letrat urdhëruese antiligjore të dërguara Prokurores së Përgjithshme dhe dhunës verbale antiligjore kundër Kryetarit të Shtetit”, - vazhdoi më tej kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së. Ai shkoi më pas duke e cilësuar Topallin si “militante, që nuk ka lidhje me politikën dhe që çdo ditë e më shumë e sheh Parlamentin si një prej shumë pronave private që ka shtuar pas vitit 2005”. Ndoka kërkoi ndihmën e deputetëve për të gjetur mekanizmat për largimin e saj nga posti i Kryetares së Parlamentit. “Kryetarja e Parlamentit ka humbur çdo të drejtë morale për përfaqësimin dhe drejtimin e Parlamentit. Duke ditur mirë se në ambicien e saj për pushtet nuk funksionin asnjë rregull demokratik, siç është dorëheqja, ftoj Parlamentin të gjejmë mekanizmat kushtetutes për dorëheqjen e saj sa më parë dhe kthimin e identitetit të humbur të Kryesisë së Parlamentit.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2008