Obama akuzon rivalët për fushatë negative
Autori i Lajmit: red.
Kandidati demokrat për presidencën amerikane, Barak Obama, i ka akuzuar republikanët se po bëjnë një fushatë ndarëse dhe negative. Duke folur gjatë një tubimi në shtetin e Virxhinias, senatori Obama tha se kundërshtarët e tij ishin duke bërë komente të pakujdesshme dhe fyese. Ai shtoi se rivalët po bënin një fushatë publiciteti që po jepte mesazhe të gabuara në përpjekjen për të ndryshuar Amerikën. “Në ditët e fundit të fushatës, politika e të thënit çdo gjë dhe të bëri çdo gjë mund të marrë kontrollin. E kemi parë më parë dhe po e shohim edhe tani, telefonata të shëmtuara, e-mail-e dhe reklama televizive që keqiformojnë, komente të pakujdesshme dhe fyese dhe negativizëm konstant, që kanë si qëllim të na mbajnë larg të punuarit së bashku dhe të ndalin ndryshimin”, - tha Obama. Ndërsa kandidatja republikane për zv.president të SHBA-së, Sarah Palin, tha gjatë një tubimi në Ohajo se nuk ishte negativizëm që ta pyesje zotin Obama për planet e tij për taksat. “Kundërshtari ynë nuk ka qenë i qartë me ju, lidhur me planin e tij për taksat. Nuk është dashakeqe apo fushatë negative t i kërkosh dikujt të flasë për planet për taksat apo lidhjet e tyre. Ai thotë se është për taskat kur qeveria ju merr paratë për t ia dhënë dikujt tjetër, kjo sipas prioriteteve të politikanit. Xhon Mekejn dhe unë jemi për ulje reale të taksave, që do të thotë kur Qeveria merr më pak nga fitimet tuaja”, - tha Palin. Një sondazh i fundit, nga NBC/Uoll Strit e vë zotin Obama në krye me 52%, 10 pikë përpara zotit Mekejn, kurse një tjetër sondazh e nxjerr zotin Obama përpara me 8 pikë ndaj rivalit të tij.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2008