E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolonia e Lushnja i afrohen kreut

Apolonia dhe Lushnja kanë përfituar nga anulimi i ndeshjes Ada-Bylis për t'iu afruar edhe më shumë kreut të tabelës që mbahet prej javësh nga mallakastriotët.

 Në ndeshjet e javës së 19-të të kampionatit të Kategorisë së Parë, fierakët e vendit të dytë kanë fituar 2-0 ndaj Burrelit duke shënuar nga një gol në çdo pjesë loje. I pari që shënoi për vendasit ishte Guna në minutën e 19-të. Ndërkohë në të 75-n minutë Nikolla dyfishon rezultatin. Edhe Turbina ka marrë tre pikë të arta ndërsa ka mundur 2-0 Laçin. Golat u shënuan nga Kariqi dhe Duka. Një hap të sigurt ka hedhur edhe Lushnja e cila mundi 2-1 Burrelin. Golat u shënuan nga Sefa në minutën e 22-të dhe të 38-të për Lushnjën, ndërsa Rada për miqtë në 45 minutat e dyta. Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe takimi Luftëtari-Dajti dhe Tomori-Bilisht Sporti. Bilishtarët e ngushtuan rezultatin në minutën e 90 nga pika e bardhë e 11-metërshit me Lartin. Të vetmet fitore të arritura në transfertë për javën e 19-të ishin ato të luajtur në Tepelenë dhe Gramsh. Formacioni i skraparllinjve e mbylli ndeshjen që në 45 minutat e para ku e gjetën rrjetën e vendasve plot tre herë me Ymerin, Zazon dhe Çaushin. Ndërkohë golin e nderit për skuadrën e Garmshit e shënoi në minutën e 71-të, Çaushi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›