Safo Marko dhe femrat e Himarës
Mëngjesi e gjen më të lumtur. Buzëqeshja i shndrit fytyrën e mbuluar nga flokët e hirta të hedhura mbi supe.
ANILA MEMA
Ruan një freski të natyrshme, ndonëse i ka prekur 83 vite në jetë. Eshtë një grua e bukur, e dashur, që e do natyrën, jetën, ndonëse kjo e fundit nuk është treguar edhe shumë bujare me të. Do të shkoj të shoh ekspozitën dhe kjo e gëzon. Do të shoh pikturat që ka realizuar ndër vite. Kësaj here ndryshe! Jo më të stivuara në dhomën e ngushtë, njëra-pas tjetrës, jo më të varura në faqet e murit plot lagështirë! Kësaj here janw me shumë dashuri! Regjisorja Vera Grabocka, i mundësoi një ekspozitë në galerinë “Zenit”. Një ekspozitë surprizë, e cila pas 45-vjetësh thyen heshtjen për Safo Markon. Bashkëshorja e shkrimtarit të njohur Petro Marko, piktorja e njohur, grafistja, ilustratorja e Abetares së parë shqipe, piktorja e Çufos së fëmijëve, sot ndihet e lumtur. Ekspozitën e fundit personale e realizoi në vitin 1963 te Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve.
Teksa zbresh ngadalë shkallët e pallatit të vjetër pesë katësh, tregon për Petron, qan se ai nuk është më, nuk është të ndjej lumturinë e saj për pikturat që sot ia shohin të gjithë.
Rruga është shumë e shkurtër deri tek galeria ku prej katër ditësh rreth 40 piktura që Safo Marko, ka realizuar prej 1990 janë bërë pjesë e ekspozitës “Safo”. Me shumë dashuri, janë realizuar edhe ato vepra, që sot nuk ka shifër ti vlerësojë! Janë të gjithë femra, ato çka përbëjnë pikturën e saj! Janë nga Himara! Aty është dhe deti! Të gjitha vajza të bukura, të njohura, të dashura për të, por që si ka parë prej kohësh. Janë të bukura e të trishtuara, të dhimbsura gjithashtu. Vetë Safo di ti përcaktoj mirë, ndonëse s’ju ka vënë emër. Janë si ëndrra! Se ajo ashtu i kujton, të heshtura, punëtore, që fati si ndoqi në jetë! Hera e fundi që ajo i ka parë ka qenë vite e vite më parë, kur bashkë me familjen ishin në Himarë, vizituan një kishë, puthi një ikonë dhe morën më pas një raport të gjatë internimi. Prej atëherë është betuar, nuk shkon më në Himarë! E gjithë këto vite, Safo Marko, nuk pa më as detin, as fshatin, as ambjemntin. Idealizojë në mënyrën e vetë, femrën, si një emancipouese e jetës, si një zbutëse e saj, elegante të bukur si në ëndërr, për tu larguar katër nga muret e asaj shtëpie, nga kjo Tiranë e zhurmshme dhe e mërzitshme, nga hallet, problemet, dhimbjet, ikjet...Dhe sot ndihet e lumtur! Pa veprat e saj të varura në mur, mes kornizash të gdhendura bukur, me njerëz që i vështrojnë, i shohin e flasin mirë për to. Dhe qan! Qan se të gjitha i do!
Zonja Safo! Kur keni pikturuar për herë të parë dhe a ju kujtohet vepra që keni bërë?
Që e vogël kam pikturuar. Që pesë vjeç. Në Gjirokastër, e vogël me mësuesin dhe mësusen. Babai im shkonte në Itali shpesh dhe më sillte shumë materiale. Më sillte letra vizatimi, më sillte ngjyra, ishte i mrekullueshëm madje donte të më çonte në Firence ku të vazhdoja fakultetin, mirëpo nuk pata fat, u nda nga jeta. Më pas edhe Petro më thoshte se do të më çonte jashtë për shkollë, por edhe me të nuk munda, pasi internimet, burgu bën të tyren. Gjatë një takimi me Enverin, më thotë: diku të kam parë, të mbaj mend të vogël me potina të vogla të zeza dhe me një beretë të kuqe, në një shtëpi në Gjirokastër që hanit mana ferra dhe loznit me top. Nuk kam bërë shkollë të lartë pikture, nuk pata fatin ta realizoja, por kam realizuar institucionin “Nëna Mbretëreshë” institut shumë i mirë.
Nga çfarë punimesh përbëhet kjo ekspozitë që është çelur në “Zenit”?
Kjo ekspozitë mund të them se është koleksioni i parë i plotë i pas viteve ’90, të cilat nuk i kam shitur dhe nuk i kam ekzpouar. I kam mbajtur për vete, sepse i dua si vepra. kjo është hera e parë që ekspozohen për publikun shqiptar, të cilat shpresoj të pëlqehen.
Në pikturat tuaja personazhet janë vetëm femra. Çështë femra për ju dhe pse ajo mbizotëron në gjithë veprat tuaja?
Në pikturat e pas viteve ’90 fshati më bëri shumë përshtypje, aty njoha vajza që i desha shumë, të bukura e të zgjura, vajza që në atë kohë martoheshin shumë shpejt. Dhe pas saj ato binin, nuk ishin më po aq të bukura, më vinte shumë keq për to se si transformoheshin pas martese. Lindin fëmijë, ngjiteshin nëpër male, bënin triko, visheshin me të zeza, dhe ndaj në pikturat e mia kam idealizuar femrën, si një poezi. Femra është Femra, është tërë bukuria e punës, hiqe femrën nga ai karton ku unë e vë, çfarë mbetet më pas ?! Ndaj dhe femra do kem gjithmonë sa të jem, nuk mund të pikturoj tjetër gjë. Ndërsa tek këto piktura janë femrat që i kam njohur, nga fshati i Petros, një mënyrë kjo për të qenë më pranë tij.
Pikturoni por nuk shisni. Ka një arsye?
Më parë punoja në shtëpi, pikturoja, ilustroja, bëja pllakate e grafika, sepse kur Petro ra në burg më tha se duhet të punoja të mbaja familjen. Nuk kisha rrugë tjetër. Por pas vitit 1991,
Ndodhi një fatkeqësi me tim bir, Jamarbrin, gjhithashtu edhe vdekja e Petros që më shkatërruan shpirtërisht. Nga gjëra kaq të rënda shpirtore nuk kisha ku ta zbrazja tjetërkund dhimbjen. Kjo ishte mënyra me të cilen mund të mbijetoja. Ka qenë një mënyrë për të ikur nga ajo humbje e madhe, sepse bahskë me të kisha humbur dhe jetën time. Nga gjithë ato vite që kisha kaluar nuk piktova dot si gjithë të tjerët, tani duhet të punoja për veten time! Këto janë punët që nuk kam dashur ti ekspozoj, sepse i kam dashur shumë këto punë. Në gjithë këto vite, humbjesh, dhimbjesh, problemesh, është e vemtja mënyrë që më ka mbajtur në jetë, piktura! Kjo surprizë më gëzoi pa masë dhe ndihem shumë e lumtur, më flurom shpirti.
Me çfarë teknike punoni?
Zakonisht punoj në teknikën e vajit. Më parë nuk punoja me këtë teknikë sepse nuk ka pasur materiale. Madje shumë punime i kam prishur nga mungesa e tyre. Kam fshirë, e kam pikturuar sërish mbi to.
Çfarë të frymëzon dhe kur punon?
Mua më frymëzon shumë rinia dhe gjithmonë kam figura të reja në pikturat e mia. Kur punoj? Punoj paradite e pasdite, edhe në darkë, kur kam frymëzim nga katë pesë orë në ditë. Dimrin jo, nuk pikturoj.
Kur ke nisur të ilustrosh librat, e veçanërisht ata për fëmijë?
Me ilustrimet kam nisur kur më dhanë të parën Abetare Shqipe për fëmijë, që unë ta ilustroja. E mora dhe e realizove si kopertinën ashtu edhe ilustrimet brenda saj dhe pothuaj deri shumë vite më vonë, me ato ilustrime që unë realizova është mbajtur Abetarja Shqipe. Ishte Kolë Xhumari, ai që më kërkoi të bëja vizatimet e saj, pasi i realizova më thotë: je e shkëlqyer, çjanë këto ilustrime të mrekullueshme. Unë qava se mu duk sikur po më ngacmonte. Ilustrimet e Abetares ishin të mira, kështu mendoj sot. Madje më kujtohet që shumë prej tyre kur çoheshin në shtypshkronjë, i merrnin gratë punëtore dhe i vinin në dhomat e fëmijëve.
Përveç ilustrimeve, shumë pllakate kanë mbajtur firmën tuaj. Ç’mund të na kujtoni ndonjë më interes?
Mbaj mend kur njëherë më porositi Vito Kapo të bëja një pllakat për “Tetë marsin”! E realizova pllakatin dhe e çova në bashkimin e grave. KMë kujtohet kur erdhi Vitoja dhe thirri sekretaren , biseduan disi së bashku dhe dolën prej andej të tronditura. u kthyen dhe më thanë: pllakatin që unë kisha realizuar me të njuëjtin trajtim ishte realizuar edhe në Bashkimin Sovjetik, në të njëjtën kohë. ne nuk njiheshim me grafistin tjetër dhe për çudi të dy kishim bërë punë të njëjta. Vitoja padyshim që e pëlqeu.
Të jepnin sugjerime për realizmin e pllakateve apo ide se si mund ti bënit ato?
Sugjerime jo! Thjesht mi kërkonin, madje kishte raste që mi kërkon edhe sot për nesër! Por dihej që kazma e pushka ishin të domosdoshme në pllakate, ashtu sikurse edhe fjalët parti, punëtor. Domethënë duhet të punoje gjithmonë me të njëjtat simbole, por mënyra se si mund të lujase më to ishte e ndryshme.
Piktorja e mbi 1000 ilustrimeve
Safo Marko është një nga piktoret dhe ilustratroret më të njohura shqiptare. Jo vetëm për teknikën, gjallërinë, jetën që iu jep veprave por edhe për ngjyrat, për tonet për mënyrën si i trajton. Është ilustratrja e parë që ka realizuar kopertinën e Abetares së parë Shqipe. Gjithashtu është autorja e Çufos, apo ilustrueseja e një nga revistave më të njohura Fatosi. “Më parë nuk lejonin deformime figurash, stilizime të ndryshme, ndaj edhe zgjodha ilustrimin për fëmijët, në të cilën mund të interpretoja pa frikë, mund të realizoja fëmijë me kokë të madhe...(qesh)”, thotë Safo. Ndërkohë si piktore ilustratore numëron mbi 1000 kopertina. Sot në shtëpinëe saj m,und të gjesh të varura në mure vizatime të ndryshme, portrete, grafika e kopertina librash. Ka shumë! “E ka shumë të vështirë të ndahet nga pikturat, veçanërisht këto të fundit, por meqënëse ne nuk kemi shumë kushte për ti mbajtur të gjitha në shtëpi, disa edhe mund të shiten. Është gjynaf të dëmtohen aty, në lagështi, nëse do ti shesim një pjesë do rrojnë diku dhe do jenë të mbrojtura se në shtëpinë tonë”, tregon Arjanita, e bija e shkrimtrait e piktores.
Kur kurbani kërkon tablonë...
KRENAR ZEJNO
Safo: se kjo ekspozitë meriton të thirret veçse shkurt, në emër.
“Rastësisht me dashje” - titulli i vëllimit me poezi të Jamarbër Markos – do mund të shërbente edhe si emërtesa për shtysën e kësaj ekspozite, që po e sjellim pas 45 vjetësh nga ajo e para. Le ta themi shpejt e shpejt dhe ku e ku më mirë, përmes një vargu të tij:
I lë vendin një zogu në pemë/ Dhe fluturoj/
I lë vendin një trëndafili në shtëpi./ Dhe dal/
I lë vendin një shoku në rrugë/ Dhe mungoj/
I lë vendin një plaku që mundohet/ Dhe ulem/
I lë vendin një meteori që bie/ Dhe rëzohem
40 tablo vaji ndër vite, ndërsa rinë pas tyre mbi 200 vepra për t’u vajtuar. Të murrosura nën njëra - tjetrën pse piktorja Safo, kur s’kishte beze, i kryente pastaj i shkatërronte; dhe sërish i rikrijonte ngaqë i vinte sërish afshi të pikturonte. Ja pra: se artistja me emër poeteshe dhe vulë poezie - Safo nuk mund të jetonte pa artin e penelit të vet. E ndërsa fati s’u tregua i mëshirshëm dhe ja pati ngarkuar dhimbjen në kurriz, artistja bënte të pikturonte dhe vetë këtë barrrë dhimbjeje, si paradigma kaligramash, në formën e enëve qeramike dhe shportave me portokalle. Vizaton e pikturon Venuset që i shfaqen, herë vetmitare e herë bashkarisht, sikur të donte të strukej e prehej veç në shoqërinë e tyre. Dhe fati vijonte për kohë të tëra të mos i lejonte që ta kishte kollaj, qoftë edhe një copë pëlhure. Atëhere artistja shtrëngohej përsëri të punonte një tablo të re, por tanimë mbi pikturën e sosur dhe të përfunduar, mbi veprën e kryer e të bërë, deri sa t’i vinte rradha për kurban, si dashit të kopesë, edhe veprës që ndonëse e adhuronte më shumë. Piktura është jeta dhe pa pikturën ajo jetë, plot e përplot me derte, do t’ishte e pamundur. Dhe vijonte të shtresëzonte njëra mbi tjetrën artistja nevojën vitale për të krijuar, duke mohuar kësisoj të mëparshmen, edhe fizikisht. Sa do ta kishte pataksur dhe artin e filozofinë e Zhorzh Bataille kjo marrëdhënie kaq e vecantë kurbani tablosh e veprash, si të erosit - mit i krijimit me thanatosin dhe shkatërimin. Kjo ngjizje e haresë me tmerrin dhe vetë jetës me vdekjen. E asaj bukurie femërore në bregdetin e Jonit të Petro Markos, të hijeshisë së vajzave që i shfaqeshin veçse një herë përpara, sikur t’ishin prej një bote hyjnish, vetëm një ditë a thua bëhet fjalë për fluturat që jetojnë një ditë. Kështu, peneli do të duhej ta fiksonte çastin, ngase kur t’i shihte përsëdyti këto femra tanimë do të ishin gra shamizeza e mandej plaka. E gjitha kjo si brenda një grushti ditësh, nën peshën e barrës ngarkuar monopateve. Asnjë Apollon i pranishëm në tablonë apo kurbanin e Safos. Me sa duket ajo s’e sheh Apollonin sipas Pindarit, tek dhuron kitharën dhe u fal Muzën të frymëzuarve, por siç e rrëfen Aristofani: edhe zot të therorisë dhe kurbanit të njerëzisë së Delfit, që mëton edhe shërbëtorët e vet me zanatin e thertorit. Sidoqoftë, a nuk kemi të shkruar qysh prej hymnit të Vedave ngjizjen e kurbanit e riteve të sakrifikimit me poetikën e artin?
Opus heroik - do të meritonte të shpallej tërësia e veprës së Safo Markos. Një pafundësi me vizatime e ilustrime që na mbajnë aq të lidhur me fëmijërinë, revistat dhe qindra kopertina e libra. Linja lakonike moderniteti e ngjyrash fouves por të buta, në një kohë zotërimi monokromik, gati absolut, të së pangjyrës gri. Dhe mbeti i njëjti lajtmotiv në veprën e Safo Markos - degëza e paqme e ullirit dhe ena e baltës ndër krahë vashash, si për t’i kumtuar shikuesit përballë tablosë, pikërisht, se poshtë asaj që duket është një legjendë e tërë e murosjes, nga e cila duhen lënë në pah objektet kult – degët dhe qeramikat - sikur t’ishin reperte arkeologjike. Po i vendosim pranë një varg nga gurgullima e freskët e një poezie prej Jamarbri:
Kërkoj/ Në këto gjethe të thara/ Ca liri. /
Kërkoj/ Te këto dete të tmerrshëm/ Ca liri.
Pranë meje kalonin gjurmët e mia. Femër, gjithandej dhe vetëm femër në tablonë aq egërsisht të brishtë të Safos. Në peisazhe sa të njohur, aq dhe prej ëndërrash të murrme, nëpër kodrina ngjyrë elefanti ku deti hapet, krejt befasisht, pas hullive e honeve të thekshshme dhe të thepisur si një kokë poeti e krisur. Si një e prerë thike në mishin verbal a piktorik. Dhe femra që shpërfaqet në mes si një totem, në një tribu ku njerëzia rrallë vritet për të, ndonjëherë edhe e vret por, si çdo totem, nuk e ha gjysmën e vet. E varros duke i vënë pranë një degë ulliri, një frut dhe një bucelë me ujë.