Frenohen dy kryesueset,Tirana trondit Vllazninë
Nuk ka pasur asnjë surprizë në dy takimet më të rëndësishme të javës së 28-të të Kategorisë Superiore, teksa sfidat e shumëpritura Shkumbini-Dinamo dhe Elbasani-Partizani, përfunduan në barazim pa gola.
Për më tepër si në fushën e Peqinit, ashtu edhe në "Ruzhdi Bizhuta" në 180 minuta lojë të përbashkët 8 mijë shikuesit e stadiumeve nuk shijuan asnjë gol, për të lënë të paprekur diferencën prej dy pikësh midis dy kryesueseve të Kategorisë Superiore. Ndërkaq, edhe dy sfidat e mbijetesës Kastrioti-Teuta dhe ajo Flamurtari-Besëlidhja përfunduan në barazim 0-0.
Shpërthen Tirana
Në një tabllo krejt të ndryshme, tifozët bardheblu në "Selman Stërmasi" kanë shijuar spektaklin e jashtëzakonshëm që shfaqi Tirana, në atë fitore të thellë 5-1, për të larë shpagimin e humbjes 4-1 në "Loro Boriçi". Një Super-Duro me "tripletën" e tij (një penallti), por trajneri Sulejman Mema, duhet t'i falet xhevahirit Jahmir Hyka, fantazistit të ri, i cili vazhdon progresin e tij mbresëlënës. Tirana e Vllaznia i kanë të gjitha gjasat të takohen në finalen e Kupës së Shqipërisë, para faktit se kanë fituar thellë ndeshjet e para ndaj kundërshtarëve respektivë Elbasani (3-0) dhe Dinamo (4-0). Mirëpo, nëse Vllaznia e trajnerit malazez, Dervish Haxhiosmanoviç, do të jetë ajo që u shfaq në kryeqytet, atëherë 23-herë kampionët e Shqipërisë, edhe pse nuk do të mbrojnë titullin, do të ngrenë trofeun e 14-të të Kupës së Shqipërisë. Për t'i hedhur një sy të shpejtë kronikës së lojës, Tirana shënoi shumë shpejt me anë të Daniel Xhafaj (6'), falë kombinimit midis Duros e Hykës. Shtylla e goditur nga Sukaj gjeti të papërgatitur golashënuesin më të mirë të kampionatit, Sinanin. Pjesa e dytë, e tëra në agresivitetin bardheblu. Tre gola të elbasanasit: 53',73 dhe 78' (11-metërsh), e për të shkuar në kuotën e 15 golave, një më pak se kroati i Dinamos, Pero Pejiç (16) dhe tre më pak se ish-shoku i tij i skuadrës, Sinani (19). Firmën e tij në listën e golashënuesve e hodhi edhe Arapi (84'), duke realizuar edhe golin e tij të 4-t sezonal. Fundi i lojës pati kohë edhe për golin e nderit për Vllazninë, kur Sukaj, shënoi në minutën e 89-të, goli e tetë sezonal. Kjo ishte fitorja e 13-të sezonale e Tiranës, ashtu siç ishte humbja e 8 e Vllaznisë këtë sezon.
Besa i falet 11-m
Besa e nisi me shumë mendjemadhësi takimin kundër Skënderbeut (1-0), duke hedhur në fushë një formacion të dorës së dytë, me mungesa të mëdha titullarësh. Golin e vetëm të takimit e realizoi Bledar Mancaku (78') nga pika e bardhë. Për sulmuesin durrsak të Besës, kjo ishte edhe penalltia e tretë që ai realizon në dy javët e fundit, po të kemi parasysh edhe dy të shndërruar në gol në fitoren 2-1 ndaj Tiranës. Fitorja me korçarët i siguruan sërish formacionit Berati-Haxhiaj vendin e tretë. Për Skënderbeun humbja me Besën ishte e 23-ta në 28 javë dhe e 46-historike me kavajasit në 99 ndeshje.
TË VEÇANTAT
• Anësori nga Lezha, Engjëll Pjetrushi ka pasur luhatje tensioni pak çaste para ndeshjes Elbasani-Partizani dhe është zëvendësuar nga gjyqtari i katërt Blendi Breshanaj. Vetë Pjetrushi ka mbetur gjyqtar i katërt edhe pse nuk ka lëvizur shumë. Atë e ka ndjekur në çdo moment mjeku i ekipit të Partizanit, pasi tensionin e ka pasur vazhdimisht të lartë.
• Në stadiumin e Peqinit ka pasur një numër rekord tifozësh, afro 7000 vetë, të cilët kanë ardhur edhe nga Tirana për të përkrahur ekipin e Dinamos.
• Tribuna VIP në Peqin ka qenë e tejmbushur, ku përveç dy presidentëve të klubeve, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili ka qëndruar përkrah deputetit të zonës, Dashnor Sula. Në fund, ai ka bërë një vizitë edhe në palestrën e shtangave, ku është takuar me ish-kampionin e Evropës, Andi Tufa.
• Në Vlorë, pjesëmarrja e publikut ka qenë e vogël në numër, kjo e kushtëzuar edhe nga humbja e thellë në Tiranë ndaj Dinamos. Një shenjë e braktisjes së skuadrës.
• Në Elbasan, kanë qenë të pranishëm më shumë se 4500 tifozë edhe pse entuziazmi ka qenë shumë i vogël. Nga Tirana kishin mbërritur rreth 40 tifozë të Partizanit. Kanë munguar banderolat në Ruzhdi Bizhuta.
• Ndeshja Tirana-Vllaznia kishte edhe një garë speciale midis dy prej golashënuesve më të mirë të dy ekipeve: Klodian Duros së Tiranës e Vioresin Sinani të Vllaznisë. Në tre ballafaqimet, Duro arriti të shënojë në portën e Grimës në 180 minuta 4 gola. Sinani realizoi vetëm në Shkodër: 3 gola të tij në fitoren 4-1.
KATEGORIA SUPERIORE
Java e 28-të/19 prill 2008
SHKUMBINI - DINAMO 0 - 0
ELBASANI - PARTIZANI 0 - 0
TIRANA - VLLAZNIA 5 - 1
D. Xhafaj 6', K. Duro 54', 73', 78', Arapi 85' / Sukaj 88'
KASTRIOTI - TEUTA 0 - 0
FLAMURTARI - BESËLIDHJA 0 - 0
BESA - SKËNDERBEU 1 - 0
Mancaku (p) 78'
RENDITJA
Ekipet F B H Golat P
1. DINAMO 16 7 5 44-11 55
2. PARTIZANI 14 11 3 39-19 53
3. BESA 14 5 9 35-28 47
4. TIRANA 13 7 8 41-28 46
5. ELBASANI 11 11 6 28-16 44
6. VLLAZNIA 11 9 8 40-33 42
7. SHKUMBINI 10 8 10 26-26 38
8. FLAMURTARI 8 12 8 27-32 36
9. TEUTA 8 6 14 25-34 30
10.KASTRIOTI 8 5 15 18-35 29
11.BESËLIDHJA 7 7 14 26-43 28
12.SKËNDERBEU 3 2 23 23-67 11
KATEGORIA E PARE
Java 29-të/19 prill
LUSHNJA - BURRELI 2 - 1
F. Sefa 22', 38' / Rada 56'
ADA - BYLIS (Nuk u zhvillua)
TOMORI - BILISHTI S. 1 - 0
Fani 51' (p), Avdo 64' / Larti 90' (p)
GRAMSHI - SKRAPARI 1 - 3
Bardhi 71' / Ymeri 21', Zazo 32', Çaushi 41'
TURBINA - LAÇI 2 - 0
Kariqi 70', Duka 85'
APOLONIA - SOPOTI 2 - 0
Guna 19', Nikolla 75'
TEPELENA - NAFTËTARI 2 - 4
Done 42', Gjoni 53' / Lena 5', Çekrezi 15', Gega 31', Blloku 75'
LUFTËTARI - DAJTI 2 - 1
Kola 10', Shalari 18' / Malo 11'
ERZENI - POGRADECI 1 - 0
Muça 63'
RENDITJA
Ekipet F B H Golat P
1. BYLIS 20 4 4 54-13 64
2. APOLONIA 19 3 7 49-21 60
3. LUSHNJA 18 6 5 43-21 60
4. BURRELI 17 4 8 40-22 55
5. LAÇI 15 8 6 44-24 53
6. ADA 15 4 9 45-29 49
7. SKRAPARI 13 3 13 32-31 42
8. DAJTI 11 6 12 33-25 39
9. LUFTËTARI 11 6 12 42-41 39
10.TURBINA 12 2 15 30-40 38
11.POGRADECI 10 7 12 28-27 37
12.NAFTËTARI 11 4 14 33-33 37
13.BILISHTI S. 11 4 14 29-34 37
14.ERZENI 9 6 14 24-31 33
15.SOPOTI 10 3 16 26-38 33
16.TOMORI 7 6 16 26-48 27
17.GRAMSHI 8 2 19 24-45 26
18.TEPELENA 2 4 23 19-84 10