Lirimi i "të penduarit" Liçi, pushohet çështja
Petrit Liçi, personi që fundosi bandën e Aldo Bares, ka hequr dorë nga kërkesa për lirimin nga qelia.
Fatos Mahmutaj
Gjykata e Krimeve të Rënda pohoi dje, se dorëheqja e Liçit nga kërkesa u bë shkak që gjykata të vendoste pushimin e gjykimit. Pak ditë më parë, 29-vjeçari lushnjar, Perit Liçi, ish-anëtar i bandës së Aldo Bares, depozitoi në gjykatë një kërkesë, me të cilën pretendonte se për shkak të sjelljes së mirë duhet të lirohej nga qelia para kohe. Pas hedhjes së shortit kërkesa iu dorëzua një gjyqtareje në këtë institucion, e cila nuk mundi të zhvillonte asnjë seancë, pasi, vetë kërkuesi, i cili ka fituar statuset e "dëshmitarit, të penduarit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë, hoqi dorë nga kjo. E ndodhur në këtë situatë, gjyqtarja e çështjes vendosi ta pushonte gjykimin. Liçi ndodhet në qeli prej disa vitesh, kur u arrestua në kuadër të bandës së Lushnjës. Gjatë hetimit të çështjes, ai pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, duke "fundosur" me dëshmitë e veta 14 anëtarët e tjerë të bandës, përfshirë edhe kreun e saj, Aldo Bare, i cili aktualisht ndodhet i arrestuar në Turqi për llogari të drejtësisë shqiptare. Ndërkohë në procesin që përfundoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda në shtator të vitit 2006, gjykata e gjeti fajtor Liçin për pesë vepra të rënda kriminale dhe e dënoi për to me 25 vjet burg, por për shkak të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, dënimi për të u ul në tetë vite burg. Ndërkohë, Gjykata e Apelit, e cila e shqyrtoi dosjen në fillim të vitit të kaluar, vendosi t'i ulte edhe një vit nga dënimi Liçit, duke e dënuar përfundimisht atë me 7 vjet burg. Liçi u gjet fajtor për: "pjesëmarrje në organizatë kriminale" dhe u dënua me 7 vjet burg; "vrasje me paramendim" të Bledar Haxhiut, në kuadër të organizatës kriminale dhe u dënua me 25 vjet burg; "vrasje me paramendim" të Artan Sulçes në kuadër të organizatës kriminale dhe u dënua me 25 vjet burg; "kryerje të aktit terrorist" të mbetur në tentativë, në kuadër të organizatës kriminale, dhe u dënua me 25 vjet burg; "vrasje me paramendim" të mbetur në tentative të Bardhyl Kurtit, dhe u dënua me 25 vjet burg; "mbajtje pa leje të armëve luftarake" dhe u dënua me 5 vjet burg. Nga bashkimi i dënimeve, Liçi u dënua me 25 vjet burg, ndërsa duke aplikuar lehtësitë që i jep statusi i dëshmitarit të drejtësisë, Liçi u dënua përfundimisht me 8 vjet burgim. Pasi i uli Apeli edhe një vit tjetër Liçit, i mbetën për të vuajtur vetëm 7 vjet burg, të cilat, sipas gjykatës, duhet t'i vuajë në një burg të sigurisë së lartë. Duke llogaritur paraburgimin e tejzgjatur të të dënuarve të bandës së Lushnjës dhe kohën e qëndruar në qeli, Liçi llogaritet ta përfundojë dënimin pas disa muajsh. Deri tashmë, jeta e Liçit është garantuar në një qeli që ruhet nga forcat speciale. Ndërsa nuk dihet nëse pas largimit do vazhdojë të ruhet në banesë, apo do i jepet mundësia të largohet jashtë shtetit me gjenealitete të ndryshuara.
Lirimi i Liçit, dërgohet në Faktin e Tiranës
TIRANE - Kërkesa për lirimin e Petrit Liçit, të penduarit të bandës së Lushnjës, u pushua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për shkak se institucioni përgjegjës që mund të shqyrtojë kërkesa të tilla është Gjykata e Tiranës. Burime nga gjykimi i kësaj çështjeje pohuan dje se, kjo ishte arsyeja e vërtetë e pushimit të dosjes dhe jo fakti se Petrit Liçi është vetëtërhequr nga kërkesa që ka depozituar në gjykatë. Sipas tyre, kërkesa e Liçit tashmë pritet të depozitohet në Gjykatën e Tiranës, ku do i nënshtrohet gjithashtu procedurave të shortit për t'iu caktuar gjyqtari që do e shqyrtojë atë. Gjithsesi pas lirimit nga qelia pritet që organet shtetërore t'i garantojnë Liçit jetën, pakt ky i bërë nëpërmjet të dënuarit dhe organit të akuzës në momentin që ai pranoi të "rrëfejë" të gjitha krimet që janë kryer nga banda që drejtohej nga Bare, nga viti 1998 e deri më 2003, kur shteti e goditi këtë organizatë kriminale. Të paktën gjatë seancave gjyqësore ish-shokët e Liçit, të cilët tashmë duhet të vuajnë dënime të përjetshme apo mbi 20 vjet burg, e kanë akuzuar atë se ka pranuar të dëshmonte kundër tyre në këmbim të një identiteti të ri, me të cilin mund të strehohet familjarisht jashtë shtetit. f.m.