Apolonia ne prag shembje

Me rinisjen e rrëshqitjeve te tokës muzeu kombëtar i Apolonisë është ne prag te shembjes. Drejtues te parkut japin alarmin se 24 statujat e nxjerra nga nëntoka e qytetit antik rrezikojnë te shkatërrohen plotësisht. Qe ne fillim te vitit muzeu pësoi çarje te shumta te mureve dhe tavanit, por deri tani nuk është kryer asnjë ndërhyrje për ta shpëtuar atë. Pak kohe me pare ministri i turizmit Xhaferri deklaroi se brenda vitit godina e muzeut do te rikonstruktohej me një fond prej 120 mije eurosh. Por ndonëse po i afrohemi fundit te vitit, projekti i lancuar nga Xhaferri për muzeun nuk ka nisur ende.
Shpërndaje