"Tabloja absurde" ne Teatrin Kombëtar

Piktura e njohur nga te gjithë si "Mbledhja e Moskës" e Guri Madhit, e kalvari neper te cilin kaloi ajo ne periudhën e komunizmit, ka qene frymëzimi për te sjelle ne skene dramën "Tabloja Absurde". Behet fjale për premierën e pare te këtij sezoni ne Teatrin Kombëtar, me autor Ferdinand Hysin e regji te Milto Kutalit. Pjesa, nuk është gjë tjetër veçse drama e botes se artisteve. Ne rolet kryesore ngjiten te shtunën mbrëma ne skenën e madhe, emra si Fatos Sela, Naum Shundi, Roland Trebicka, Anila Bisha apo Olta Dako. "Tabloja Absurde" është një pjese e cila flet e gjitha shqip, edhe për sa i përket muzikës, e kompozuar kjo nga Fatos Qerimi.
Shpërndaje