"Tablo absurde" në Teatrin Kombëtar

Pas një periudhe te gjate rivëniesh, Teatri Kombëtar, solli te shtunën mbrëma premierën e pare për këtë sezon artistik. Ashtu siç pritej, pjesa qe u ngjit ne skenën e madhe fliste e gjitha shqip. Drama e Ferdinand Hysit me regji nga Milto Kutalit, merrte shkas nga historia e çuditshme gjate periudhës se diktaturës, te tablosë se famshme te Guri Madhit, "Mbledhja e Moskes". Por, përtej frymëzimit, vepra ne tërësi trajtonte një problematike te një realiteti te 40 viteve me pare, mbi te gjitha te artistit dhe kalvarit qe përshkon jeta e tij. Një artist bohem, i interpretuar nga Fatos Sela. Edhe Roland Trebicka, Naum Shundi, Anila Bisha, Olta Daku apo Dritan Boriçi ishin pjese e kësaj "Tabloje Absurde" duke dashur te përcjellin mesazhin se ne bote ka ish-diktatorë, ish-udhëheqës, ish-presidentë por jo ish-artistë.
Shpërndaje