E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta humbet 1-0 miqësorën me Vllazninë

Teuta e Sulejman Starovës humbi 1-0 miqësoren "shtëpiake" me Vllazninë e gjermanit Shulze, takim ky i zhvilluar në stadiumin "Tofik Jashari".
Golin e vetën të takimit e shënoi elbasanasi i sapoardhur në radhët e shkoranëve Klevis Dalipi dhjetë minuta përpëra përfundimit të takimit.
Dy ekipet patën në dispozicion formacionet më të mira. Teuta e filloi takimin: Kapllani, A.Duro, Vrapi, Pashaj, Devolli, Tetova, Buna, Kovac, Idrizovic, D.Xhafaj, Mancaku, ndërsa më pas u aktizuan edhe Zëre, Hodo, Bespalla, Gjondeda.
Vllaznia nga ana e saj: Fanenshtehl, Dabulla, Osja, Teli, Vukcevic
Kodri, Radusinovic, Doc, Lici, Bejzade, Jzef. U aktivizua në pjesën e dytë edhe Ahi, Tafili, Lika, Hoti dhe Klevis Dalipi, autori i golit
Teuta do të luajë me Dinamon në Tiranë në javën e parë të sezonit, ndërsa Vllaznia në javën e parë do të presë në Shkodër, Luftëtarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›