Apolonia, renia e lire vazhdon

Një rikthim të shpejtë në Kategorinë e Parë është gjithcka që ky gjysmësezon premton për Apoloninë, e cila ka dhënë në pak raste shkëndija të një futbolli interesant, vecanërisht me anë të të riut premtues, Sebino Plaku. Por kaq nuk ka mjaftuar për t'i bërë ballë sezonit të parë në Kategorinë Superiore, pas disa sezonesh mungesë dhe fierakët duken të destinuar për ta provuar prapë jetën në Kategorinë e parë. Vetëm një mrekulli mund të bënte që Apolonia të luajë sërish në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar dhe mrekullitë ka kohë që nuk përjetohen në Shqipëri.