E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini, ne dore te Xhaxhi Sejdinit

Pas disa javësh nga fillimi i kampionatit të këtij sezoni, Shkumbini, i drejtuar atëherë nga trajneri Vasil Bici, ishte surpriza e këndshme, ndonëse trajneri lezhjan këmbëngulte vazhdimisht se synimi i skuadrës së tij ishte paraqitja sa më e mirë, grumbullimi i sa më shumë pikëve dhe qëndrimi sa më larg zonës së ftohtë të rënies nga kategoria. Dhe, frika e trajnerit u përligj, pasi tashmë skuadra peqinase e gjen veten përkrah Apolonisë, me 12 pikë, plot 7 pikë larg skuadrës më të afërt, Besës së vendit të 10-të. Me pak fjalë, skuadra e drejtuar nga veterani i pankinave shqiptare, Faruk Sejdini, përballet me një tjetër "mision të pamundur, si ai i sezonit të shkuar, ku shpëtimi u arrit vetëm në castet e fundit të sezonit të rregullt. Por, këtë radhë, duket se as përvoja dhe njohjet e shumta të "Xhaxhi"-t nuk do të arrijnë ta nxjerrin Shkumbinin nga lumi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›