Bogdani: Addio Siena, Ciao Chievo!

Albania-Sport (AS) - Kievo është destinacioni zyrtar i Erjon Bogdanit. Sulmuesi shqiptar i dha lamutumirën Sienës, ekipit të Serisë A që shërbeu si një pedinë e fuqishëm për të rritur kredibilitetin e tij në një kampionat të vështirë si ai italian. Një kampionat që është shndërruar në një vrasës së sulmusveve. Eri i përket fituesve. Kievo, edhe pse ndodhet në pozita të vështira në renditjen e Serisë A, vlerësohet si një nga ekipet simpatike me një trajner me emër të madh si Xhixhi Delneri. Lajmi për transferimin e Erjon Bogdanit është dhënë nga e gjithë media italiane, përfshirë edhe nga faqet zyrtare të dy klubeve të angazhuara në transferimin e tij: Siena dhe Kievo. Transferimi i Erjon Bogdanit kushtoi 3 milionë euro, ndërkohë që përfitimi i sulmuesit shqiptar është 750 mijë euro për cdo sezon. Bomberi shqiptar, që do të mbushë 30 vjec 14 prillin e ardhshëm, në Itali ka veshur bluzën e Rexhinës, Salernitanës, Veronës dhe Sienës.
Prezantimi i sulmuesit shqiptar u bë në orën 14:15 në Veronello.