Luftëtari, probleme me mbijetesen

Një nga katër skuadrat e ardhura këtë sezon nga Kategoria e Parë, në Kategorinë Superiore, Luftëtari ka bërë atë që cdo skuadre të tillë i sugjerohet, nuk ka lëshuar pe në fushën e vet dhe tashmë veten në vendin e shtatë, 10 pikë përpara dyshes së fundtabelës. 22 pikët e marra në 17 javë nënkuptojnë që, për momentin, gjirokastritët janë skuadra që rrezikohet më pak me rënien nga kategoria. Natyrisht që meritë për këtë ka fakti që, skuadra e drejtuar nga trajneri i talentuar dhe i përkushtuar, Ilir Spahiu, ka pësuar vetëm një humbje dhe ka arritur dy barazime në 9 ndeshjet e luajtura këtë sezon në fushën e vet.
Gjithsesi, në kundërshtim me këto statistika është ajo që gjirokastritët kanë marrë vetëm 2 pikë nga 8 ndeshjet e luajtura në fushë të huaj dhe kjo përbën një problem për mbijetesën e skuadrës së trajnerit Spahiu. Qëndrimi në Kategorinë Superiore mbetet synimi i vetëm i kësaj skuadre, gjë që ajo duhet ta sigurojë, edhe për shkak të nivelit të dobët të skuadrave të tjera në gjysmë e poshtme të renditjes.