E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti, realisht e rrezikuar

Krutanët mund të krenohen me epitetin e "Kalasë", që iu është vënë, për shkak se në 8 ndeshjet e luajtura në fushën e vet nuk kanë pësuar asnjë humbje, por skuadra e drejtuar tashmë nga trajneri Petrit Haxhia, e ka të qartë se, së bashku me Besën, është realisht e rrezikuar për t'u përfshirë në betejën e frikshme të fundtabelës, ku nuk do të mungojnë gjithashtu edhe Shkumbini dhe Apolonia. Kastrioti ka shpalosur një shpirt të paepur në shumicën e ndeshjeve të luajtura, pavarsisht se, në këtë pjesë të parë të sezonit, ka pësuar edhe një humbje 3-7 përballë Tiranës kryesuese.
Ngandonjëherë, vetëm zemra nuk mjafton për të nxjerrë palagur përtej lumit dhe Kastrioti do ta quante padyshim një mrekulli mbijetesën në Kategorinë Superiore, për vetë mënyrën sesi mund të shkojnë gjërat në javët e fundit të kampionatit. Skënderbeu i sezonit të shkuar, është një shembull i mirë i asaj që mund të ndodhë kur një skuadër vetëkënaqet dhe humbet përqendrimin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›