E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari, formë e paqëndrueshme

Ndryshe nga Luftëtari, Flamurtari ka grumbulluar këtë sezon një skuadër më të fortë, në elementë, sesa gjirokastritët dhe ka dhuruar një lojë të kënaqshme në disa ndeshje, ku padyshim spikat ajo përmbysje e rezultatit dhe fitorja 3-2 që arriti në fushën e vet përballë Tiranës kryesuese.
Gjithsesi, një fitore e bujshme nuk mjafton për të të siguruar mbijetesën në Kategorinë Superiore dhe, vlonjatët, sikundër edhe shumë skuadra të tjera të futbollit shqiptar, duhet të punojnë për të korrigjuar formën e paqëndrueshme që e ka karakterizuar gjatë kësaj gjysme të parë të sezonit, nëse synon mbijetesën dhe konsolidimin në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›