E Diel, 1 Nëntor 2026

Apostoli: E majta të bashkohet në një koalicion

Kreu i Aleancës për Demokraci dhe Solidaritet, Gaqo Apostoli, kërkon bashkimin e së majtës në një koalicion të vetëm në prag të zgjedhjeve. Përmes një letre dërguar Ramës, Metës, Gjinushit, Milos e Veliajt, Gaqo kërkon organizimin e një tryeze të përbashkët me qëllim bashkimin e të gjitha partive të majta në një koalicion të vetëm në zgjedhjet e përgjithshme politike të 28 Qershorit 2009, për të garantuar një fitore të plotë të së majtës dhe për të realizuar një qeverisje të mirë të vendit.

"Bashkimi i partive të majta në një koalicion të vetëm bën që vota e elektoratit të majtë të maksimizohet, të mos ketë firo elektorale nga indiferenca në votim për shkak të pasigurisë në fitore, si dhe të garantohen e të rriten më tej rezultatet e parashikuara në sondazhet e derisotme për një fitore të plotë të së majtës", shkruan Apostoli për krerët e partive politike të majta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›