E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, me të përndjekurit e zonës së Shkodrës

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti me kërkesën e tyre në Pallatin e Brigadave një përfaqësi të përbërë nga të shpronësuar dhe të përndjekur politikë nga Shkodra. Përfaqësuesit e të përndjekurve nga Shkodra, të cilët rrjedhin nga familjet e shquara e me tradita të vyera patriotike si familja Serreqi, Bushati, Guraziu, Dani, Gurakuqi, Vocaj etj., pasi e falënderuan kreun e shtetit për pritjen dhe kohën e rezervuar për ta, i parashtruan shqetësimet dhe problemet e tyre lidhur me vështirësitë dhe me pengesat që ndeshin si shtresë shoqërore si për sa i përket dëmshpërblimit të të përndjekurve dhe viktimave të komunizmit, ashtu dhe çështjes delikate të kthimit të pronave. Kryetari i shtetit shqiptar theksoi se i ka ndjekur gjithmonë me vëmendje të madhe dhe në vazhdimësi shqetësimet e tyre në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe me dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, sepse është një detyrim jo vetëm i Institucionit të Presidentit të Republikës, por edhe një detyrim moral e personal.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›