E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: Shqiptarët, të ndarë artificialisht

Në një takim të lëvizjes G99 me qytetarë dhe banorë të Hasit, kreu i kësaj partie, Erion Veliaj, deklaroi se shqiptarët pavarësisht preferencave të kaheve politike janë ndarë artificialisht dhe që problemet e tyre janë të njëjta. "Sot udhëkryqi ku gjenden shqiptarët nuk është majtas apo djathtas, por lart ose poshtë. Ajo që po shohim sot është se Shqipëria si pasojë e keqqeverisjes së Berishës po shkon poshtë. Kjo nuk është Shqipëria e ëndrrave dhe sakrificave të prindërve tanë. Më datë 28 qershor mund ta ndryshojmë këtë", u shpreh Veliaj. Gjatë takimit, ai adresoi dhe disa nga problemet më të rënda me të cilat zona si Hasi përballen si varfëria dhe mundësia e arsimimit dhe punësimit të brezit të ri. Duke folur për historitë e vështira të fëmijëve që duhet të punojnë për të përballuar jetesën, ai bëri kontrastin me fëmijët e privilegjuar të qeveritarëve dhe këshilltarëve, të cilët, sipas tij, nuk kanë shkelur në shkolla apo spitale publike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›