E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet aktiviteti "Gratë në politikë"

Rrjeti i grave "Barazi në Vendimmarrje" organizoi dje ceremoninë e fillimit të veprimtarisë së tij pas krijimit në tetor të vitit 2008, si një organizatë joqeveritare, jofetare e jofitimprurëse. Rrjeti i grave "Barazi në vendimmarrje" synon të ndikojë në rritjen e ndërgjegjësimit të grave për të drejtat e tyre dhe të zbusë pabarazinë gjinore në familje e shoqëri, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje. Rrjeti është krijuar pas një trajnimi të gjatë intensiv nga NDI ("National Democratic Institute") nga bashkimi i një grupi grash nga qytete të ndryshme, përfaqësuese të forcave të ndryshme politike, media dhe organizata joqeveritare. Rrjeti e shtrin aktivitetin e tij në të gjithë territorin e Shqipërisë. Me rastin e kësaj ceremonie, Rrjeti i Grave çel edhe aktivitetin e projektit, "Gratë në Politikë", financuar nga Ambasada Amerikane, fondi i granteve të vogla, një nismë kjo në mbështetje të grave në zgjedhjet elektorale 2009.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›