E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta apel Berishës: Mos prek zgjedhjet

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i bëri dje thirrje Kryeministrit Sali Berisha që të mos dëmtojë zgjedhjet e qershorit. "Të mos prekë zgjedhjet e qershorit, pasi ende nuk ka larë mëkatet e vjedhjeve të votave në 1996-ën", tha Meta. Sipas tij, fitorja e LSI-së do ta shpjerë Shqipërinë më shpejt në BE, ndërsa i garantoi pensionistët se do t‘u dyfishohen pensionet dhe do të tregohet kujdes i veçantë për këtë kategori. Kreu i LSI-së ofroi për Elbasanin projekte për një mjedis të pastër dhe i garantoi gjithë shqiptarët për uljen e nivelit të papunësisë sipas trinomit të kësaj partie "punësim-punësim-punësim". "Nuk jemi ne që kemi frikë nga partitë e tjera, por janë ato që na kanë frikë, se ne do të jemi fituesit e këtyre zgjedhjeve dhe jemi gati të qeverisim që më 29 qershor", deklaroi Meta. Sipas tij, PD dhe PS që u bënë njësh në Kodin Elektoral kanë përgjegjësinë më të madhe ndaj shqiptarëve", tha Meta. LSI e Elbasanit shprehu bindjen se Meta do të jetë Kryeministri i ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›