KSHH apel partive: Bëni fushatë të kulturuar
Autori i Lajmit: red.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit,u drejton apel partive politike që të angazhohen për një fushatë elektorale të kulturuar. KSHH tha dje se ka ndjekur me vëmendje takimet e herëpashershme të përfaqësuesve të partive politike me shtresat e ndryshme të elektoratit, përfshirë këtu konferencat e shtypit dhe debatet televizive. “Nuk mund të përjashtohen gjatë fushatës, rastet e retorikave pasionante, madje edhe të ndonjë teprimi. Por, sipas mendimit tonë, kryesorja është aftësia për të shpalosur programet e subjekteve përkatëse zgjedhore dhe jo akuzat e ndërsjella të shoqëruara me fyerje dhe shpifje deri edhe në cenimin e të drejtës së privatësisë”, - deklaron KSHH. Komiteti konstaton se edhe në fushatën për zgjedhjet e këtij viti në disa raste etika zgjedhore është zëvendësuar me gjuhën e cinizmit e të urrejtjes. “Për këtë arsye KSHH i bën thirrje subjekteve zgjedhore, në radhë të parë partive më të mëdha të mazhorancës qeverisëse dhe të opozitës, të shmangin çdo qëndrim apo veprim që do të acaronte atmosferën e fushatës dhe nuk do ti shërbente zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pakontestuara”, - thuhet në njoftimin e KSHH-së.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009