E Diel, 1 Nëntor 2026

Apostoli: Unë nuk mund të jem anëtar i grupit të vogël i PS

02/02/2005  Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Gaqo Apostoli, ka deklaruar dje, për "Metropol", se nuk do të largohet nga forca politike, për të cilën aderon dhe pse e kërkojnë strukturat. Ky reagim ka ardhur disa orë pas deklaratës së bërë nga sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, nga ku kërkohej dorëzimi i mandatit të deputetit, pasi Apostoli nuk pranoi të bëhej pjesë e Grupit parlamentar. Apostoli shprehet se "largimi im nga skena politike e socialdemokratëve duhet të vijë vetëm me vendim të Komitetit Drejtues Kombëtar dhe jo nga deklarata të tilla. Unë jam deputet i zgjedhur nga 12500 socialdemokratë dhe nuk ka asnjë socialdemokrat që do të pranonte largimin tim nga PSD-ja". Apostoli vendimin e kryetarit të partisë, Skënder Gjinushi, për krijimin e një grupi parlamentar me shumicë deputetësh socialistë e ka cilësuar si, "një lojë aritmetike dhe jo një lojë politike". Sipas tij, "krijimi i grupit me mazhorancë socialiste ka ardhur si shkak i moralit dhe interesave komerciale, që kanë drejtuesit aktualë të partisë". Apostoli thekson se do të vazhdojë të mbrojë interesat e socialdemokratëve për të justifikuar votat që ka marrë në zgjedhjet e fundit. Gjithashtu, shprehet ai, do të vazhdoj dhe frymën reformuese brenda PSD-së. Përçarja dhe debatet brenda PSD-së ka ardhur gjatë zhvillimit të konferencave nëpër rrethe, duke kulmuar në kongresin e kësaj partie. Pas gjithë këtyre zhvillimeve, Apostoli po inicion një lëvizje demokratizuese brenda PSD-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›