Aprovohet skema e re e rimbursimit të TVSH-së
Aprovohet ligji për rimbursimin e menjëhershëm të TVSH-së, sidomos për bizneset eksportuese. Komisioni i Ekonomisë nuk e pa të arsyeshme vonesën për të miratuar projektligjin, por më së shumti diskutoi mënyrën dhe afatin e pagimit. Ndryshimi prek ligjin "Për procedurat tatimore", nenin 75, pika 1, i cili thotë se, "nëse personat e tatueshëm, të regjistruar me TVSH, rezultojnë me tepricë kreditore dhe paraqesin pranë drejtorisë rajonale tatimore kërkesën për rimbursimin e TVSH-së së paguar tepër, administrata tatimore, brenda 30 ditëve kalendarike, verifikon saktësinë e pretendimit, njofton tatimpaguesin dhe realizon rimbursimin kur plotësohen kushtet". Në të njëjtin nen, i cili është më i diskutueshmi, thuhet se, "në rast se nuk kryhet rimbursimi, sipas procedurave ligjore, biznesit i lind e drejta e mospagesës së detyrimeve të tjera tatimore, në masën e TVSH-së së pretenduar për rimbursim".
Ish-ministri i Financave, në postin e anëtarit të komisionit, Florjon Mima, u shpreh se në datën 25 të çdo muaji, biznesi duhet të paraqesë te tatimet xhiron e TVSH-së, kurse administrata tatimore do të ketë kohë 5 ditë për të bërë vlerësimet dhe dhënien e përgjigjes. Propozimi i Mimës u shty për diskutim në mbledhjen tjetër, kur të miratohet projektligji nen për nen. Deri në muajin gusht 2009, administrata kishte kryer rreth 1.8 miliardë lekë rimbursime, nivel ky tepër i lartë. Megjithatë, ka ende probleme me vonesat, që më së shumti konsiderohen të paktën teknike.
Një tjetër ndryshim po aq i rëndësishëm ishte përjashtimi nga detyrimi tatimor (TVSH-ja) i shtypshkrimeve dhe librave që vijnë nga importi. Masa e re synon eliminimin e diskriminimit fiskal, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë, si furnizimet e brendshme dhe ato të importit (kusht i BE-së). Propozime për rishikimin e ligjit të TVSH-së kishte edhe për formën e regjistrimit në QKR-së, duke e unifikuar me ligjet e tjera.