Aquilani drejt Milanit
Agjenti i futbollistit, Ablerto Aquilanit pret telefonatën vendimtare nga Milani, për ta larguar klientin e tij nga Anfield dhe për ta bërë lojtar të kampionit të Italisë.
Milani dhe Fiorentina janë duke komunikuar për transferimin e mesfushorit, kurse paqartësitë e kanë bërë atë, të gjendet në mes të një thike me dy teha.
“Adriano Galliani i di të gjitha faktet dhe ai është mirë i informuar. Milani ka thënë se ka nevojë për një mesfushor, kështu që ne nuk duhet ta përmbyllim këtë mundësi”, u shpreh agjenti i italianit.