Meksikë, vritet ish futbollisti Flores

Ish futbollisti meksikan, Ignacio “Nacho” Flores, 58-vjeç, është vrarë nga 27 plumba në trup. Ndërsa ndodhej në bordin e një makine, i shoqëruar nga disa familjarë të tij, në periferi të Meksikës, Flores është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar, në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në kokë.
Në makinë së bashku me të ishin edhe dy vëllezërit e tij, të cilët kanë mbetur të plagosur.