Në Juventus, edhe tri vjet

Gianluigi Buffon zbulon se do të mbetet në Juventus edhe tri vjet, pasi që nuk e ka ndërmend të largohet nga kampioni i Serie A më herët.
Kontrata aktuale e portierit me përvojë skadon në fund të këtij sezoni, por përfaqësuesi italian thotë se kur të vijë koha, do ta vazhdojë atë deri në vitin 2016.
“Nuk ka kurrfarë problemi për kontratën. Është dëshirë e klubit dhe e imja që të vazhdojmë së bashku. Pas ndeshjeve të rëndësishme që na presin, do të mendojmë për këtë. Do të mbetem në Juventus edhe për tri vjet”, deklaroi Buffon për të përditshmen italiane Tuttosport. Nga viti 2001, kur ishte transferuar nga Parma, ai ka zhvilluar mbi 400 ndeshje me Juven.