Taksistët grekë vazhdojnë grevën

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 17:30
Taksistët kanë bllokuar rrugët kryesore në gjithë Greqinë, duke intensifikuar protestën kundër reformave të inspiruara nga BE-ja dhe IMF-ja, duke e penguar kështu turizmin.
Protestuesit, të cilët janë në grevë që dy javë, kundërshtojnë planet e qeverisë për të dhënë leje të reja për taksi, në kuadër të përpjekjeve të vendit për të ringjallur ekonominë, duke e liberalizuar sektorë të ndryshëm të biznesit.
Taksistët pushtuan urën më të gjatë në Rio, në perëndim të Greqisë dhe bllokuan rrugën Athinë-Patras.
“Nuk e di se sa do të zgjasë”, tha taksisti Panagiotis Skentzos.
Të tjerët bllokuan aeroportin Hreakleion në ishullin e Kretës, duke detyruar turistët që të ecin 500 metra me koferët e tyre, për t’i transportuar më pas me autobusë.