E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritetet italiane zbuluan 25 emigrantë të vdekur

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 18:30

Rojet bregdetare të Italisë kanë gjetur 25 trupa, që dyshohet të jenë të emigrantëve, në anijen që udhëtonte nga Afrika e Veriut në ishullin italian të Lampedusas.

Zyrtarët thanë se kufomat, të gjithë të rinj, janë gjetur të vendosura në një hapësirë të vogël pranë dhomës së motorit të anijes.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por zyrtarët besojnë se viktimat kanë pësuar nga asfiksimi. Anija, e cila ishte nisur nga Libia, kishte 296 udhëtarë.

Raportet thonë se viktimat kanë bërë përpjekje të dalin, porse janë shtyrë brenda nga emigrantët e tjerë, për shkak të, siç thuhet, hapësirës së pamjaftueshme në anije.

Që nga muaji janar, 33 mijë njerëz janë larguar nga trazirat në Afrikën e Veriut dhe kanë arritur në Lampedusa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›