E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët kallin Barin

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 17:30

Bari është zgjuar në mëngjes mes protestave të grupeve të ndryshme të emigrantëve, të cilët kërkojnë përshpejtimin e procedurave për lejet e qëndrimeve.

Në këtë protestë, emigrantët ishin të armatosur dhe janë përleshur me forcat e policisë.

Sipas të përditshmes italiane “La Stampa”, ka 20 policë dhe 15 emigrantë të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shumë forca të policisë italiane, të cilat po mundohen që të qetësojnë turmat e emigrantëve.

Ende nuk bëhet e ditur kombësia e tyre. Dihet që në Itali një pjesë e madhe e emigrantëve janë shqiptarë.

Pritet që të jepen detaje të tjera në lidhje me zhvillimin e ngjarjeve, ndërkohë që situata në Bari të Italisë paraqitet shumë e tendosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›