E Diel, 1 Nëntor 2026

Arabët, kredi për Orikumin

Banka Islamike për Zhvillim ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë shqiptare për lëvrimin e kredisë me vlerë 8,6 milionë dinarë islamikë. Fondi do të shkojë si investim për zonën bregdetare të Orikumit, pranë Vlorës. Me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi dje miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për marrjen pjesë në financimin e projektit të furnizimit me ujë dhe të shërbimeve sanitare në Orikum, për një shumë prej 8614000 dinarësh islamikë (rreth 5 milionë dollarë). Banka Islamike për Zhvillim është e përfshirë edhe në financimin e projektit rrugor Kalimash-Rexhepaj, me vlerë rreth 30 milionë dollarë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›