Prokuroria: Prapë arrest për Sefgjinin dhe Koldashin
Prokuroria e Krimeve të
Rënda do t‘i kërkojë
gjykatës rivendosjen e
masës "arrest shtëpie"
për të pandehurit e dosjes "Hoxha",
Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi.
Dëshmitë e administruara
në procesin gjyqësor, si dhe zhvillimet
e fundit të hetimit në Shqipëri
dhe Angli, do të përdoren
nga akuza për të izoluar të paktën
brenda "katër mureve" të shtëpisë,
të pandehurit që dyshohen
se kanë rrëmbyer, në vitin
1995, biznesmenin shqiptaromaqedonas.
Lajmi bëhet i ditur
nga burime pranë akuzës qendrore,
sipas të cilës ekzistojnë prova
të pakundërshtueshme se katër
të pandehurit kanë shkelur ligjin,
duke rrëmbyer dhe më pas torturuar
tre persona në vitin 1995.
"Rrezikshmëria e veprës penale
‘detyroi‘ prokurorin e çështjes të
kërkojë rivendosjen e masës shtrënguese
ndaj të pandehurve,
për rrëmbimin dhe torturimin e
Remzi Hoxhës", thanë burimet
nga akuza. Më tej sqarojnë se
dëshmia e të dëmtuarit Ziso Kristopuli,
i cili sqaron se është dhunuar
dhe është marrë pa të drejtë nga
prona e tij, në qytetin e Sarandës,
faktojnë zbardhjen e një sërë enigmash
të dosjes, e cila endej prej më
shumë se 13 vitesh në drejtësinë
shqiptare.
Dëshmitë
Prova tjetër e organit të procedimit
penal është edhe dëshmia e
Avdyl Loshajt, dhënë në dhjetor të
2003-it para oficerëve të policisë
gjyqësore, e cila ka nxitur prokurorin
e "Remzi Hoxhës" të dërgojë në
bankën e të akuzuarve katër të
pandehurit e akuzuar si përgjegjës
për rrëmbimin e Avdyl Loshajt, Ziso
Kristopuli dhe Remzi Hoxha, trupi
i të cilit ende nuk është gjetur dhe
mendohet se është vrarë. Personat
përgjegjës për këto tre rrëmbime
janë Arben Sefgjini, Avni Koldashi,
Budjon Meçe dhe Ilir Kumbaro, ky
i fundit është arrestuar disa ditë
më parë në Angli. Pas hetimeve
dhe në momentin që dosja shkoi
në Gjykatën e Krimeve të Rënda,
prokurori i çështjes, Xhevat Hana,
kërkoi masën e "arrestit shtëpiak"
për të pandehurit, masë e cila u
aprovua nga gjykatësi i hetimit. Në
seancën e hapjes së procesit gjyqësor,
Arben Sefgjini, me detyrë aktuale
drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve,
i cili u përball për herë të
parë me prokurorin e çështjes,
Xhevat Hana, në sallën e gjyqit,
nuk ngurroi të shfryjë mllefin për
rihapjen e dosjes dhe ngritjen e
akuzës së rrëmbimit. Prokurori
deklaroi se pretendimet e të pandehurit
Arben Sefgjini janë të pabaza,
pasi edhe në dosjen për
gjykim, edhe në kërkesën për caktimin
e masës shtrënguese, vepra
e ngritur ndaj tij është e sqaruar. "I
pandehuri Arben Sefgjini, më datë
22 maj 2003, është arrestuar dhe
ndaj tij është caktuar masa e sigurisë
‘arrest me burg‘ për rrëmbimin
e shtetasit Ziso Kristopuli
dhe Remzi Hoxha, ky i fundit i zhdukur
prej vitit 1995. Kjo masë sigurie
ndaj të pandehurit Sefgjini ka
qëndruar në fuqi deri më datë 28
maj 2004, kur me vendim të
prokurorisë është pushuar akuza
ndaj tij dhe është liruar. Lirimi i tij
erdhi edhe pse ndaj tij u ngrit
vetëm akuza e ‘shpërdorimit të
detyrës‘, vepër kjo e amnistuar me
dekret të Presidentit të atëhershëm,
Sali Berisha".
Procedimi
"Në dhjetor të vitit 2003 është
marrë në pyetje, në Holandë, shtetasi
Avdyl Loshaj, i cili i ka dëshmuar
të gjitha, që nga momenti i
rrëmbimit, torturave të ushtruara
ndaj tij e deri tek ikja nga qendra e
SHIK-ut në Vain, të Lezhës. Pas
marrjes së kësaj dëshmie, në maj
të 2006-ës, me vendim të
prokurorit të Përgjithshëm,
Theodhori Sollaku, është urdhëruar
rifillimi i hetimeve për
rrëmbimin e shtetasit Avdyl Loshaj
dhe ushtrimit të torturës së rëndë
ndaj tij. Nga hetimet ka rezultuar
se i pandehuri Arben Sefgjini këtë
vepër e ka konsumuar në bashkëpunim
edhe me dy herë të tjerë,
në rrëmbimin e Ziso Kristopulit dhe
Remzi Hoxhës, i cili mendohet se
është vrarë dhe zhdukur", thuhet
gjithashtu në dosjen e prokurorisë.
Sefgjini dhe Koldashi pretendonin
para gjykatës se akuza e ngritur nga
prokurori Xhevat Hana është hetuar
një herë dhe ka një vendim
pushimi për këtë çështje. Vendimi i
masës së sigurisë u ankimua në
Gjykatën e Apelit, e cila riktheu verifikimin
e masës në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda,
pasi gjykatësi i hetimit nuk mund
të japë masë shtrënguese në momentin
që dosja penale në ngarkim
të katër të pandehurve ka shkuar
për gjykim në atë gjykatë. Gjithashtu,
Apeli vendosi lirimin e Sefgjinit
dhe Koldashit deri në një vendim
tjetër të Gjykatës së Shkallës së Parë
për Krime të Rënda. Por, Prokuroria
e Krimeve të Rënda thotë se ka
prova të pakundërshtueshme për
fajësinë e ish-drejtuesve të SHIKut
të Tiranës në vitin 1995, për
rrëmbimin e tri personave dhe do
t‘i kërkojë gjykatës rivendosjen e
masës shtrënguese ndaj tyre.
Rënda do t‘i kërkojë
gjykatës rivendosjen e
masës "arrest shtëpie"
për të pandehurit e dosjes "Hoxha",
Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi.
Dëshmitë e administruara
në procesin gjyqësor, si dhe zhvillimet
e fundit të hetimit në Shqipëri
dhe Angli, do të përdoren
nga akuza për të izoluar të paktën
brenda "katër mureve" të shtëpisë,
të pandehurit që dyshohen
se kanë rrëmbyer, në vitin
1995, biznesmenin shqiptaromaqedonas.
Lajmi bëhet i ditur
nga burime pranë akuzës qendrore,
sipas të cilës ekzistojnë prova
të pakundërshtueshme se katër
të pandehurit kanë shkelur ligjin,
duke rrëmbyer dhe më pas torturuar
tre persona në vitin 1995.
"Rrezikshmëria e veprës penale
‘detyroi‘ prokurorin e çështjes të
kërkojë rivendosjen e masës shtrënguese
ndaj të pandehurve,
për rrëmbimin dhe torturimin e
Remzi Hoxhës", thanë burimet
nga akuza. Më tej sqarojnë se
dëshmia e të dëmtuarit Ziso Kristopuli,
i cili sqaron se është dhunuar
dhe është marrë pa të drejtë nga
prona e tij, në qytetin e Sarandës,
faktojnë zbardhjen e një sërë enigmash
të dosjes, e cila endej prej më
shumë se 13 vitesh në drejtësinë
shqiptare.
Dëshmitë
Prova tjetër e organit të procedimit
penal është edhe dëshmia e
Avdyl Loshajt, dhënë në dhjetor të
2003-it para oficerëve të policisë
gjyqësore, e cila ka nxitur prokurorin
e "Remzi Hoxhës" të dërgojë në
bankën e të akuzuarve katër të
pandehurit e akuzuar si përgjegjës
për rrëmbimin e Avdyl Loshajt, Ziso
Kristopuli dhe Remzi Hoxha, trupi
i të cilit ende nuk është gjetur dhe
mendohet se është vrarë. Personat
përgjegjës për këto tre rrëmbime
janë Arben Sefgjini, Avni Koldashi,
Budjon Meçe dhe Ilir Kumbaro, ky
i fundit është arrestuar disa ditë
më parë në Angli. Pas hetimeve
dhe në momentin që dosja shkoi
në Gjykatën e Krimeve të Rënda,
prokurori i çështjes, Xhevat Hana,
kërkoi masën e "arrestit shtëpiak"
për të pandehurit, masë e cila u
aprovua nga gjykatësi i hetimit. Në
seancën e hapjes së procesit gjyqësor,
Arben Sefgjini, me detyrë aktuale
drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve,
i cili u përball për herë të
parë me prokurorin e çështjes,
Xhevat Hana, në sallën e gjyqit,
nuk ngurroi të shfryjë mllefin për
rihapjen e dosjes dhe ngritjen e
akuzës së rrëmbimit. Prokurori
deklaroi se pretendimet e të pandehurit
Arben Sefgjini janë të pabaza,
pasi edhe në dosjen për
gjykim, edhe në kërkesën për caktimin
e masës shtrënguese, vepra
e ngritur ndaj tij është e sqaruar. "I
pandehuri Arben Sefgjini, më datë
22 maj 2003, është arrestuar dhe
ndaj tij është caktuar masa e sigurisë
‘arrest me burg‘ për rrëmbimin
e shtetasit Ziso Kristopuli
dhe Remzi Hoxha, ky i fundit i zhdukur
prej vitit 1995. Kjo masë sigurie
ndaj të pandehurit Sefgjini ka
qëndruar në fuqi deri më datë 28
maj 2004, kur me vendim të
prokurorisë është pushuar akuza
ndaj tij dhe është liruar. Lirimi i tij
erdhi edhe pse ndaj tij u ngrit
vetëm akuza e ‘shpërdorimit të
detyrës‘, vepër kjo e amnistuar me
dekret të Presidentit të atëhershëm,
Sali Berisha".
Procedimi
"Në dhjetor të vitit 2003 është
marrë në pyetje, në Holandë, shtetasi
Avdyl Loshaj, i cili i ka dëshmuar
të gjitha, që nga momenti i
rrëmbimit, torturave të ushtruara
ndaj tij e deri tek ikja nga qendra e
SHIK-ut në Vain, të Lezhës. Pas
marrjes së kësaj dëshmie, në maj
të 2006-ës, me vendim të
prokurorit të Përgjithshëm,
Theodhori Sollaku, është urdhëruar
rifillimi i hetimeve për
rrëmbimin e shtetasit Avdyl Loshaj
dhe ushtrimit të torturës së rëndë
ndaj tij. Nga hetimet ka rezultuar
se i pandehuri Arben Sefgjini këtë
vepër e ka konsumuar në bashkëpunim
edhe me dy herë të tjerë,
në rrëmbimin e Ziso Kristopulit dhe
Remzi Hoxhës, i cili mendohet se
është vrarë dhe zhdukur", thuhet
gjithashtu në dosjen e prokurorisë.
Sefgjini dhe Koldashi pretendonin
para gjykatës se akuza e ngritur nga
prokurori Xhevat Hana është hetuar
një herë dhe ka një vendim
pushimi për këtë çështje. Vendimi i
masës së sigurisë u ankimua në
Gjykatën e Apelit, e cila riktheu verifikimin
e masës në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda,
pasi gjykatësi i hetimit nuk mund
të japë masë shtrënguese në momentin
që dosja penale në ngarkim
të katër të pandehurve ka shkuar
për gjykim në atë gjykatë. Gjithashtu,
Apeli vendosi lirimin e Sefgjinit
dhe Koldashit deri në një vendim
tjetër të Gjykatës së Shkallës së Parë
për Krime të Rënda. Por, Prokuroria
e Krimeve të Rënda thotë se ka
prova të pakundërshtueshme për
fajësinë e ish-drejtuesve të SHIKut
të Tiranës në vitin 1995, për
rrëmbimin e tri personave dhe do
t‘i kërkojë gjykatës rivendosjen e
masës shtrënguese ndaj tyre.