E Diel, 1 Nëntor 2026

Arabia Saudite njeh Kosovën, shkon në 58 numri i njohjeve



Arabia Saudite njohu dje pavarësinë e Kosovës. Duke cituar zyrtarë të Ministrisë së Jashtme saudite, agjencia shtetërore e lajmeve e këtij vendi njoftoi se Mbretëria e Arabisë Saudite shpreson që “ky zhvillim do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në Kosovë dhe në vendet fqinje”. Pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabia Saudite është vendi i dytë i botës arabe që njeh pavarësinë e Kosovës. Duke qenë shteti më i madh i këtij rajoni, Arabia Saudite vlerësohet si një vend me ndikim dhe autoritetet në Kosovë besojnë se kjo njohje do të ndikojë edhe tek vendet tjera të botës arabe, të cilat kanë hezituar të hedhin këtë hap. Pas njohjes së djeshme, numri i shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës shkoi në 58. Pavarësia e shtetit të ri kundërshtohet fuqishëm nga Serbia, e cila e konsideron ende Kosovën pjesë të sajën dhe aleatja e saj më e fuqishme, Rusia.

21 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›