E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabia Saudite njeh Kosovën shtet



Mbretëria e Arabisë Saudite bëhet vendit i 58-të i botës që njeh Kosovën shtet. “Në emër të qeverisë shqiptare, Kryeministri Sali Berisha përshëndeti dje vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Arabisë Saudite, si një akt historik i Mbretit Abdullah në marrëdhëniet miqësore midis kombit saudit dhe kombit shqiptar”, - bënë të ditur burimet zyrtare të Kryeministrisë. “Arabia Saudite ka dhënë një kontribut të madh në ndërtimin e Kosovës. Me njohjen e pavarësisë së Kosovës, Mbreti Abdullah dhe vendi i Tij mik japin një kontribut të ri madhor në paqen dhe stabilitetin në rajon”, - deklaroi Kryeministri Berisha në Pekin, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, me ftesë të Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës, z. Wen Jiabao.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›