Arben Sefgjini: Më lini të shkoj në punë
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini, do të dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Apel, ku pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për ndryshimin ose lënien në fuqi të masës “arrest shtëpie”, vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Trazhgim Sokolaj
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, caktoi datën e sotme për zhvillimin e seancës, pas ankimit të bërë pranë saj nga avokati i Arben Sefgjinit, i cili kërkon ndryshimin e masës së “arrestit të shtëpisë”, e cila u vendos ndaj tij dy javë më parë. Arben Sefgjini dhe avokati i tij, në kërkesën që kanë depozituar pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, për drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, i cili këtë funksion, po e kryen nga banesa e tij prej më tepër se dy javësh.
Ndryshimi i masës
Avokati i tij, por edhe vetë Sefgjini, janë shprehur para gjykatës se i pandehuri nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore, ai ka udhëtuar jashtë vendit gjatë fazës së hetimeve dhe është kthyer përsëri në Shqipëri pa tentuar t’i shmanget Prokurorisë. Në këtë mënyrë, avokati i Sefgjinit kërkon daljen e klientit të tij nga “arresti i shtëpisë” në mënyrë që ai të ushtrojë normalisht detyrën e kreut të Tatimeve dhe të paraqitet një herë në javë pranë organeve të Policisë Gjyqësore. Para gjyqit në Apel, Sefgjini i ka kërkuar edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që t’i mundësojë paraqitjen e tij në zyrë në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini, Apeli i Krimeve të Rënda pritet të gjykojë masën e sigurisë edhe për dy ish-punonjës të tjerë të shërbimit Informativ Kombëtar, Avni Koldashi, ish-shef i Bazës së Vëzhgimit në Tiranë dhe Budjon Meçe, ish-inspektor i SHIK-ut. Sefgjini dhe dy të tjerët akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, se kanë rrëmbyer më 21 tetor 1995, rreth orës 13:30, biznesmenin shqiptar nga Kosova, Remzi Hoxha. Ai u zhduk pa gjurmë pasi u mbajt për dy ditë në katin e dytë të bazës sekrete të SHIK-ut në Vain të Lezhës, ku besohet se është marrë në pyetje nga agjentët e Shërbimit Informativ Kombëtar.
Dosja e ish-shikasve
Prokuroria e Krimeve të Rënda rihapi dosjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës në vitin 2006 dhe një muaj më parë, dërgoi në bankën e akuzës katër ish-punonjës të SHIK-ut të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit me origjinë nga Kosova. Sipas dosjes penale, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe, akuzohen se kanë rrëmbyer në tetor 1995 edhe dy shtetas të tjerë, Ziso Kristopulli në jug të Shqipërisë dhe Avdyl Loshaj, në Tiranë. Kristopulli e Loshaj tani po gjykohen në të njëjtën dosje me atë të zhdukjes së Remzi Hoxhës, dhe si të mbijetuar të ngjarjes kanë dëshmuar për Krimet e Rënda, se kanë parë Remzi Hoxhën në bazën sekrete të SHIK-ut në Vain të Lezhës, ku ishin pyetur edhe ata. Katër personat që akuzohen tani në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në fakt ishin arrestuar edhe në vitin 2003 për të njëjtën akuzë, e cila më pas rezultoi e amnistuar dhe ish-shikasit u liruan pas një viti paraburgim, për çka morën edhe dëmshpërblim për heqje të padrejtë të lirisë. Tani Prokuroria e Krimeve të Rënda pretendon se ka gjetur prova të reja dhe se kualifikimi i akuzës së zhdukjes, si krim vazhdues, tejkalon efektin e amnistisë presidenciale të qershorit 1997, nga e cila përfituan të akuzuarit e kësaj ngjarjeje në vitin 2004 kur me vendim gjykate u liruan nga paraburgimi dhe dosja penale u pushua nga Prokuroria e Tiranës.
Koldashi e Kristopulli, akuza Sefgjinit
TIRANE – Avni Koldashi, ish-shefi i bazës së Vëzhgimit të SHIK-ut, deklaroi pak ditë më parë se Arben Sefgjini, si nëndrejtor i degës së SHIK-ut në Tiranë, kishte udhëhequr me radio, operacionin sekret për shoqërimin e Remzi Hoxhës. Sipas Anvi Koldashit, atij i ishte dhënë urdhër nga Arben Sefgjini, që të shoqëronte Remzi Hoxhën nga punishtja e tij tek ish-frigoriferi në Tiranë deri në afërsi të Kamzës, ku biznesmeni i zhdukur është marrë në dorëzim nga Ilir Kumbaro, ish-punonjës i SHIK-ut që po gjykohet në mungesë. Pas akuzave të ish-vartësit të tij, edhe njëri nga tre të rrëmbyerit e tetorit 1995, Ziso Kristopulli, ka lëshuar publikisht akuza ndaj Arben Sefgjinit. Sipas Kristopullit, pas shoqërimit të tij dhe transportimit me makinën e SHIK-ut në drejtim të Tiranës, Arben Sefgjini kishte ushtruar dhunë personalisht ndaj tij. Kreu i Tatimeve, Sefgjini, ka mohuar akuzat duke thënë se ato janë sajesa të prokurorit të çështjes dhe se asnjëherë nuk ka pasur dijeni për personin e quajtur Remzi Hoxha.