Demokratët: Qeveria e re pro evropiane në korrik
Serbia parashikohet të ketë në muajin korrik qeverinë e saj të re, e cila mund të jetë pro evropiane.
Parashikimet janë bërë në një gazetë të përditshme serbe, “Blic” nga një veteran i politikës serbe që tashmë bën pjesë në Partinë Demokratike. Një zyrtar i Partisë Demokratike në Serbi, DS, parashikon që qeveria e re do të formohet në muajin korrik. Dragoljub Miçunoviç ka deklaruar për gazetën e përditshme “Blic”, se ai pret që koalicioni i drejtuar nga DS me pesë parti të tjera, i pagëzuar me emrin “Për një Serbi Evropiane”, do të formojë kabinetin e ri, bashkë me SPS-PUPS-JS në koalicionin parazgjedhor dhe të gjitha partitë e minoriteteve. Njëlloj siç kanë deklaruar më parë zyrtarë të tjerë të partisë demokratike DS së fundmi, Miçunoviç ka përmendur se 142 votat në parlament do ta zgjidhnin një qeveri të tillë të mbështetur nga Liberal-Demokratët (LDP). “Eshtë realitet që së shpejti, mbase javën e ardhshme, zyrtarët do të nisin negociatat me socialistët, por unë nuk do të çuditesha nëse këto negociata do të zgjasnin”, tha politikani veteran serb duke shtuar se “Unë besoj se ne do ta kemi qeverinë përpara pushimeve të verës dhe më hollësisht në fillim të korrikut. Zgjedhjet për kreun e parlamentit do të jenë themelore, sepse kjo do të thotë se dikush ka maxhoritetin parlamentar dhe ne jemi afër formimit të qeverisë”. Miçunoviç tha më tej për agjencinë serbe të lajmeve se: “Eshtë në dorë të socialistëve të vendosin nëse ata do të bëhen pjesë e një qeverie me parti të ngjashme socialiste, orientim të qendrës së majtë, apo me parti konservatore të hequra me kohë nga manifesti i tyre”. Miçunoviç shtoi për të përditshmen se nëse SPS. “i kthen shpinën Evropës në një moment kaq të rëndësishëm, ai nuk sheh asnjë shans që me kohën, ata të gjejnë mundësinë për të rehabilituar vetveten. Dhe kjo është një pengesë e madhe për ta, megjithatë unë besoj se socialistët do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur”. Politikani i vjetër serb tha se, nuk ishte sekret që demokratët po negocionin me socialistët, por shtoi se nuk kishte asnjë marrëveshje deri më tani.