E Shtunë, 31 Tetor 2026

“EULEX, i demonizuar te serbët”

 

Sipas shefit të misionit evropian në Kosovë, Iv de Kermabon, “Për disa arsye politike e mbase edhe të tjera, EULEX-i është demonizuar tek serbët. Ata nuk e dinë saktësisht se ç’është EULEX-i”. Kreu i EULEX-it tha për REL, se ishte i sigurt se ka shumë keqkuptime nga serbët mbi këtë mision. “Veprimi im i parë është të dërgoj sa më shumë mesazhe mbi EULEX-in, për të shpjeguar se është mision i rendit dhe ligjit dhe se për secilin, është mirë që të ketë garanci në fushën e rendit dhe ligjit”, shtoi ai. Kermabon nuk ka folur për korniza të qarta kohore, pasi “është shumë e vështirë që sot të konfirmohet, nëse afati për zbarkim do të jetë saktësisht fundi i vjeshtës. Pak a shumë, jemi duke synuar për këtë afat. Gjatë kësaj periudhe, ne do të shfrytëzojmë rastin që të koordinohemi me UNMIK-un”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›