E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, Thatcher vuan nga çmenduria

 

Margaret Thatcher, ish-kryeministrja britanike 82-vjeçare, e njohur si “Zonja e hekurt”, vuan nga çmenduria. Lajmin e ka bërë të ditur e bija, Karol Thatcher në librin e saj të fundit, “A Swim-On Part in the Goldfish Bowl: A Memoir”. Prej 10 vitesh ish-kryeministrja britanike është tërhequr nga jeta publike për motive shëndetësore. Por përveç njerëzve të saj të afërt askush nuk e dinte sekretin e “zonjës së hekurt” konservatore. “Mail on Sunday” ka publikuar disa pjesë të librit të Karol, e cila afirmon në të se e kishte dalluar sëmundjen e të ëmës tetë vite më parë në një drekë: Ajo kishte ngatërruar dy konflikte tërësisht të ndryshëm; luftën e Falkland dhe atë të Bosnjës. “Nuk do ta besoja kurrë se do të përballesha me betejën e nënës sime kundër kujtimeve dhe fjalëve, ajo dukej e pashkatërrueshme”, shkruan e bija. Kushtet shëndetësore të Margaret Thatcher janë përkeqësuar pas vdekjes së të shoqit, Sër Denis, në qershor 2003.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›