PDK cakton kandidatin për në Kashar
Autori i Lajmit: red.
Demokristianët kandidojnë për kryetar komune, kryetarin e këshillit të komunës në Kashar, Qamil Murati. Kryetari i PDK-së, në rrethin e Tiranës, Emin Saraçi, deklaroi dje se Murati është përzgjedhur midis pesë kandidaturave si kandidati që gëzon mbështetjen më të madhe në komunitet, i njohur për përkushtimin e tij në shërbim të banorëve të zonës, korrektësinë e tij në zbatim të ligjit, aftësitë e tij për të menaxhuar zgjidhjen e problemeve, cilësinë e tij për të qeverisur me ndershmëri dhe drejtësi. “Kandidatura e paraqitur nga PDK gëzon mbështetje të gjerë publike edhe për shkak të profesioninit të mësuesit dhe punës së tij që ka lidhje të forta me zonën. Gjatë vitit 2007-2008 ai ka drejtuar me kompetencë dhe përgjegjësi këshillin e komunës, njeh problematikën e zonës dhe ka një kontribut të veçantë në zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë banorët”, - tha ai. Saraçi u bëri apel partive të djathta të votojnë kandidaturën e PDK-së.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008