“Vendi i Ballkanit është në BE”
Autori i Lajmit: red.
Sarkozi pohon se pret që Evropa t`i mbrojë evropianët nga rreziku që bart mondializimi, ndërsa pikërisht kjo nuk funksionon. “Për këtë arsye nevojitet të mendohet çfarë të bëjmë që Evropa t`i mbrojë evropianët në jetën e përditshme”, - porositi kryetari francez
Franca dëshiron që shtetet e Ballkanit të hyjnë në Bashkimin Evropian. Ky deklarim është bërë nga shefi i shtetit francez, Nikolla Sarkozi, përballë marrjes së vendit kryesues të BE-së nga ana e Francës. “Vendi i Ballkanit është në BE",- e konfirmoi Sarkozi për televizionin francez, qëndrimin e Parisit zyrtar për mbështetje të hyrjes së shteteve ballkanike në Bashkimin Evropian, ndonëse dështimi i Traktatit të Lisbonës e anulon këtë çështje, përderisa nuk zgjidhet kriza institucionale në bllokun e 27 shteteve anëtare. Për Sarkozinë, kjo është mënyrë që të mbisundojë paqja në rajonin në të cilin filloi një luftë botërore dhe në të cilin ende ka tensione. Sarkozi iu drejtua bashkatdhetarëve përmes intervistës televizive për t`ua sqaruar qëllimet e Francës në krye të BE-së dhe problemet me të cilat përballet në fillim të mandatit gjashtëmujor, i cili zyrtarisht filloi dje. “Nevojitet që rrënjësisht të ndryshojë mënyra në të cilën e ndërtojmë Evropën, e cila i brengos qytetarët evropianë”, - deklaroi Sarkozi. “Kështu nuk shkon. Evropa është e brengosur, dhe ajo që, sipas meje, është edhe më e keqe, dalngadalë bashkatdhetarët tanë pyeten nëse korniza nacionale, megjithatë, mbron më shumë sesa ajo evropiane”, - tha shefi i shtetit francez. Sarkozi pohon se pret që Evropa t`i mbrojë evropianët nga rreziku që bart mondializimi, ndërsa pikërisht kjo nuk funksionon. “Për këtë arsye nevojitet të mendohet çfarë të bëjmë që Evropa t`i mbrojë evropianët në jetën e përditshme”, - porositi kryetari francez, në momentin kur BE-në "e lëkund" kriza institucionale për shkak të "jo"-së irlandeze në referendumin për Traktatin e Lisbonës.
Kryesimi
Prej 1 korrikut, Franca mori përsipër kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian. Prioritetet e saj do të jenë mbrojtja e klimës, politika agrare, politika ndaj të huajve dhe mbrojtja. Megjithatë, një prej sfidave kryesore mbetet kriza aktuale rreth ratifikimit të marrëveshjes për reformat në BE. Presidenti Nikolas Sarkozi do të prezantojë në tetor një plan të ri të prioriteteve, pas “jo”-së irlandeze në referendum. Përsëritja e referendumit është e mundur më së shpejti në pranverë të vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër, të gjitha shtetet kanë nevojë për Marrëveshjen e Lisbonës, e cila do të duhej të futej në fuqi më 1 janar. “Për të vazhduar procesin e zgjerimit të BE-së, kemi nevojë për Marrëveshjen e Lisbonës. Në të kundërtën edhe më tej do të veprohet sipas Marrëveshjes së Nicës. Franca është e mendimit se shtetet ballkanike mund të pranohen në BE, vetëm pas futjes në fuqi të Marrëveshjes. Ata që angazhohen për zgjerimin e BE-së, duhet ta dinë sa të domosdoshme janë institucione të reja”, - ka thënë dy ditë më parë Sarkozi. Francezët duan që të vazhdojë ratifikimi i Marrëveshjes, por duan që me tërë fuqinë të angazhohen edhe për prioritetet si emigrantët, klima dhe forcimi i politikës së mbrojtjes. Franca është e interesuar edhe për zvogëlimin e tatimeve për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008