Arben Imami merr anëtarësinë në Këshillin Kombëtar të PD

17/05/2005 Pëllumb Berisha humb postin, për shkak të kandidimit nën siglën e LZHK
Arben Imami ka arritur të marrë një mandat në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. 10 vjet pas kthimit në PD, Imami është konfirmuar dje në anëtarësinë e Këshillit, duke zëvendësuar Pëllumb Berishën, i cili është shpallur si kandidat për deputet nën siglën e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Vetë kryetari i PD-së, Berisha, tha dje se Imami është i pari në listë që do të futet sapo të krijohet një vend vakant në Këshillin Kombëtar. “Unë nuk mund të imponoj votimin e anëtarëve të Partisë, por, me sa di unë, Imami është i pari në listë dhe sapo të krijohet një vend vakant do të bëhet e mundur futja e tij në këtë strukturë”, tha Berisha. Kandidimi i Pëllumb Berishës në një nga zonat e Durrësit, nën siglën e LZHK-së, duket se i ka dhënë fund karrierës së tij politike në PD dhe duke i liruar vendin në Këshill Kombëtar personave që nuk arritën të merrnin numrin e nevojshëm të votave nga delgetatë. Në zgjedhjet e Kuvendit Kombëtar të PD-së, Arben Imami, i cili është një nga themeluesit e kësaj partie, mori 201 vota dhe vetëm për tri vota nuk arriti të hyjë në këtë forum, i cili është ndër strukturat më të larta në Partinë Demokratike. Vetë Imami, pas humbjes në Kuvend, u shpreh se do të vazhdonte të kontribuonte në këtë parti. “Besoj që është bërë e qartë gjatë gjithë kësaj kohe mbështetja ime për PD-në dhe për fitoren e padiskutueshme në zgjedhjet e ardhshme kundrejt një oligarkie të inkriminuar. Lidhur me votimin në Kuvendin Kombëtar, dua të them që gati gjysma e votuesve kanë votuar pro dhe kjo për mua është një sadisfaksion i madh; e dyta, është që unë kam bërë një pozicion shumë ekspresiv të themi, gjatë viteve që PD-ja ka qenë në pushtet dhe gjithashtu kundrejt personit tim ka patur shumë më tepër keqinformime, nga gazeta zyrtare të asaj kohe, një pjesë e mirë e të cilave janë zyrtare edhe sot”, u shpreh Imami, menjëherë pas nxjerrjes së rezultateve për Këshillin Kombëtar.