FMN, kontratë me qeverinë e ardhshme
17/05/2005 FMN takim në selinë blu
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje pas një takimi me drejtorin Rajonal të FMN-së, Eskolano, se ky organizëm nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje me qeverinë aktuale, por vetëm me atë që do të dalë pas zgjedhjeve. “E sigurova zotin Eskolano se PD mbetet shumë e interesuar dhe e hapur për të bashkëpunuar në të ardhmen me FMN-në dhe vlerëson këtë bashkëpunim si shumë të rëndësishëm. Në mënyrë të veçantë diskutuam programin e ardhshëm të qeverisë së ardhshme që do të përgatitet. Do të ketë përqëndrim në reformën fiskale, sistemin bankar dhe tregun financiar, rikthimin dhe kompensimin e pronave dhe problemet kadastrale. Ne këto i gjejmë fusha jashtëzakonisht të rëndësishme për bashkëpunim, sikundër e falenderova zotin Eskolano se marrëveshja e Shqipërisë me FMN nuk do të nënshkruhet me këtë qeveri, por me qeverinë e ardhshme”, tha Berisha. Nga ana e tij, Eskolano tha se meqenëse janë zgjedhjet në mes është diskutuar me të gjitha palët se ku mund të përqëndrohet programi i ardhshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar.