Hap derën zyra rajonale e KQZ

17/05/2005 Konstituohen 5 komisione zgjedhore zonale, nga 9 që ka Qarku i Shkodrës
SHKODER - Në ambientet e prefekturës Shkodër ka filluar dje punën zyra rajonale e KQZ, për Qarkun e Shkodrës. Mospërcaktimi i të gjithë kandidatëve në 9 zonat elektorale të Qarkut të Shkodrës, që do të përballen në mes tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk e ka penguar aspak Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që të proçedojë në proceset e saj administrative.
Pas miratimit të kryetarëve të komisioneve zgjedhore për secilën zonë, kryetarë këta të propozuar nga partitë përkatëse, tashmë puna e KQZ-së për zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut është futur në një fazë tjetër, atë të procesit administrativ zgjedhor, që konkretisht ka të bëjë me konstituimin e zonave nëpër Qarqe.
Zyra rajonale
Në lidhje me fillimin e këtij procesi është prononcuar për “Metropol”, Arben Kraja, përfaqësuesi i KQZ-së për Qarkun e Shkodrës. Ai është shprehur se është hera e parë që KQZ–ja, hap 12 zyra rajonale në 12 qarqe të vendit, ku një ndër to është edhe Qarku i Shkodrës, për të cilin ai është përfaqësues për zyrën përkatëse. Dje ishte dita e konstituimit të komisioneve zgjedhore zonale në Qarkun e Shkodrës dhe zyra rajonale e KQZ, disponon tashmë të gjithë dokumentacionin e duhur, qoftë në formën klasike, pra të dokumentuara me dosje, qoftë në formë digjitale, që do të thotë se materialet disponohen të dokumentuara në kompjutër, dokumentacione këto që janë në shërbim të ndihmës dhe mbështetjes së procesit administrativ zgjedhor ka sqaruar dje për gazetën “Metropol”, Arben Kraja.
Dita e parë
Në kuadër të këtij procesi administrativ, dje, në ditën e parë të konstituimit të këtyre komisioneve në Qarkun e Shkodrës është bërë shpërndarja e bazës materiale, për plotësimin e infrastrukturave të zyrave, njëkohësisht është bërë shpërndarja e vulave të KQZ–së përkatëse, marrja në dorëzim e tyre si dhe po bëhen sqarimet e nevojshme në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në ditën e djeshme është arritur që të realizohet konstituimi i 5 komisioneve zgjedhore zonale, nga 9–të që ka gjithsejt Qarku i Shkodrës dhe, sipas Krajës, janë në pritje të konstituimit të 4 zonave të tjera zgjedhore.
Problematika
Ndërsa në lidhje me infrastrukturën dhe vendndodhjen e KZZ-ve, Kraja shprehet se ka pak probleme, të cilat vijnë nga fakti se jo gjthmonë ka një bashkëpunim perfekt nëpërmjet institucioneve të ndryshme publike. Megjithatë KZZ-ja, vetë, me anë të aktit të konstituimit merr fuqi ligjore, ka kryetarin, vulën dhe mundet të shtjellojë vetë problemet mbi bazën e fuqisë ligjore, që i jep ligji këtij institucioni. Zyra rajonale e KQZ-së për Qarkun e Shkodrës, do të jetë gjithmonë e gatshme, jo vetëm për të sqaruar kryetarët e 9 komisioneve zonale të Shkodrës, ka sqaruar dje për gazetën “Metropol” kreu i ri i saj, por do të përcjellë në çdo moment drejt KQZ-së në Tiranë, çfarëdolloj shqetësimi, ankese apo paqartësie që mund t’u dalë këtyre kryetarëve zonalë, gjatë procesit administrativ zgjedhor, në mënyrë që të mos hasen vështirësi të mëpasme në votimet e 3 korrikut.