Berisha: S´ka koalicion me Metën

17/05/2005 "Do të kërkojmë konsensus për të mos lejuar zgjedhjen President të njeriut që hidhte valle në ditën e zisë kombëtare"
PD pranon qeveri të vogël me pjesëmarrjen e aleatëve të konfirmuar para zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar dje, gjatë një takimi me përfaqësues së medias, se me LSI-në e Ilir Metës do të bëjë koalicion vetëm kur Kryeministrit Nano t’i duhen votat për postin e Presidentit. Berisha ka mohuar çdo lloj aleance poszgjedhore me partinë e Metës, edhe në rast se PD pas zgjedhjeve nuk do të mund të plotësojë votat e nevojshme për të krijuar qeverinë. “Nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë koalicionin me LSI. Nuk mund të mbaj një qeveri në këmbë me votat e Ilir Metës. Por unë jam për President konsensual. Pas një viti, ne do të kërkojmë konsensus për të mos lejuar zgjedhjen President të njeriut që hidhte valle në ditën e zisë kombëtare”, tha Berisha. Sipas tij, ky do të jetë i vetmi rast kur mund të bëhet i mundur një koalicion me të majtët e LSI-së.
Koalicionet
Kreu demokrat është treguar i vendosur dhe për të dhënë dorëheqjen, në rast se PD-ja së bashku me aleatët nuk do të marrin shumicën e votave, por dhe në rast se zgjedhjet cilësohen të lira dhe të ndershme nga organizatat monitoruese. “Unë nuk kam parashikuar dhe nuk jam përpjekur për një mazhorancë absolute të PD, por për një fitore të një koalicioni në qeverisje dhe këtu përjashtoj Ilir Metën. Ky është një koalicion me kushte për një qeveri të vogël dhe të gjithë ne jemi për një qeveri të vogël. Por, në rast se ky koalicion nuk fiton mazhorancën në zgjedhjet e ardhshme, atëherë unë kam një fushë të pafundme të pasioneve të mia private, me të cilat nuk e di se me cilën të merrem më parë”, tha Berisha.
Dosjet
Kryetari i PD-së tha se nuk do të ketë amnisti fiskale për ata që kanë krijuar monopole me anë të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Berisha tha se nuk mund të flitet për mbyllje dosjesh, pasi ky veprim do të ishte një shembull i keq dhe administratën e tij në rast se fiton zgjedhjet. “Nuk mund të flas për mbyllje dosjesh korrupsioni. Unë jam për zbatimin e ligjit, nuk jam për mbyllje, sepse është shumë i debatuar ky problemi i amnistive. Gjykoj se shoqëria jonë nuk është e përgatitur deri në atë shkallë. Amnistia do të ishte e dobishme, nëse do të bihej dakord dhe do të kishte një ujdi shoqërore që të largohemi nga ky fenomen. Një avokat i madh në SHBA më tha se ´gjatë jetës kam takuar shumë që kishin vjedhur 1 miliard, por nuk kam gjetur asnjë që nuk donte të vidhte miliardin e dytë”. Kështuqë, unë them ta fillojmë nga vetja, të bëjmë ligjin, të bëjmë transprencësn. Sepse transparenca është po aq e rëndësishme sa ç'është vullneti politik për ta luftuar korrupsionin”, tha Berisha.Takimi është organizuar prej Institutit të Medias dhe është moderuar prej Remzi Lanit Duke folur për problemin e statusit të Kosovës Berisha tha, se statusi i Kosovës është një vendimarrje e popullit të saj, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se tashmë egzistojnë dy realitete shqiptare, duke argumentuar se ndarja gati 100 vjeçare e ka bërë punën e vet. Kjo e fundit shkon me qëndrimin e Rugovës një komb, dy shtete dhe relativizion edhe më tej mundësinë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.
Korrupsioni
Përgjegjësia do jetë direkte e imja përpara shqiptarëve, në rast se qeveria e PD-së do të jetë e korruptuar. Nuk do të fshihem pas Legisëve dhe Bellove. Nuk mund të pranojmë amnistinë, shoqëria shqiptare nuk është e përgatitur
Koalicioni
Nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë koalicionin me LSI. Nuk mund të mbaj një qeveri në këmbë me votat e Ilir Metës. Pas një viti, ne do të kërkojmë konsensus për të mos lejuar zgjedhjen President të njeriut që hidhte valle në ditën e zisë kombëtare
Dorëheqja
Në rast se ky koalicion parazgjedhor nuk do të fitojë mazhorancën në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut, atëherë unë kam një fushë të pafundme të pasioneve të mia private, me të cilat nuk e di se me cilën do të merrem më parë
Ushqimi
TVSH e ushqimeve do ta ulim në 6 për qind. Nuk mund të ketë më lista. Duhet të shkëpusim qytetarët shqiptarë nga problemi i ushqimit. Kudo që shkojnë këta po blejnë listat e ushqimit për të marrë votat. Ushqimi do të zbresë nga 22 në 6 për qind
Maji ´96
Për çështjen e keqtrajtimit të opozitës më 28 maj 1996, qëndrimi im ka qenë ky: kam shkarkuar 4 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Rendit dhe 3 të drejtorisë së policisë së Tiranës. Njëri ndër të cilët sot është deputet i Partisë Socialiste.