E Hënë, 2 Nëntor 2026

Eksploziv tek ish-fabrika Vaj–Sapuni, dyshohet për motive pronësie

17/05/2005  Plagoset lehtë endacaku

SHKODER - Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, në ish- zonën industriale të qytetit të Shkodrës, ka shpërthyer lëndë plasëse. Eksplozivi ishte vënë në mbeturinat e hedhura pranë mureve të ndërtesës së ish-fabrikës së Vaj–Sapunit. Si pasojë e shpërthimit është plagosur lehtë një 30-vjeçar endacak.

Ngjarja dyshohet që të ketë ndodhur për motive pronësie.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Qarkut të Shkodrës mësohet se ka qënë ora 5.20 kur një banore e lagjes “Skënderbeg”, pasi ka dëgjuar shpërthimin tronditës për banorët e kësaj lagjeje, ka lajmëruar menjëherë me celular shërbimin e policisë, të vënë në dispozicion të qytetarëve nga kjo e fundit, pa pagesë.

Menjëherë blutë e komisariatit të policisë së Qarkut Shkodër, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se eksplozivi i shpërthyer pranë murit të ish-fabrikës, kishte hapur një të çarë rreth gjysmë metri dhe kishte shkaktuar me anë të presionit edhe thyerje të xhamave të ndërtesave përreth. Por ndërsa dëme të tjera materiale nuk janë shkaktuar, pasi fabrika ka qenë jashtë funksionimit dhe nuk ka pasur asnjë material brenda, i vetmi i dëmtuar në këtë ngjarje kishte qenë një endacak, që kishte fjetur brenda ndërtesës, pa i shkuar në mendje se mund t’i ndodhte një gjë e tillë. Ka qenë personi 30-vjeçar Xhovalin Barbullushi, nga lagjja “Skënderbeg”, i cili ka marrë disa plagë të lehta në fytyrë, duke i shpëtuar për mrekulli vdekjes.

Deri tani, nga forcat e policisë, nuk është arritur ndonjë përfundim konkret në lidhje me autorët e vënies së këtij eksplozivi, ndërsa hetimet janë përqëndruar në ndonjë mosmarrëveshje në lidhje me pronësinë e kësaj ndërtese, që tani për tani ka mbetur shkretë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›