Prishet forcërisht kaseta e KESH
17/05/2005 Shoqërohen banorët e pallatit
SHKODER - Rreth orës 18.30 të mbrëmjes së të hënës, në një pallat të lagjes “Salo Halili” është prishur me mjete të forta kaseta, ku ishin të kyçur matësat elektrikë të vënë nga Korporata Energjetike Shqiptare. Kanë qenë disa banorë të këtij pallati, të cilët dje në orët e para të mëngjesit, kanë lajmëruar policinë dhe drejtuesit e KESH për prishjen e kësaj kasete matësish në hyrje të pallatit, si dhe dhe të lidhjes së të gjithë matësave që ndodheshin brenda saj. Burimet nga policia shprehen se janë shoqëruar për në polici disa banorë të pallatit, për t’u pyetur në lidhje me këtë prishje kasete dhe lidhje matësash, pasi mendohet se pista e kërkimit janë vetë disa nga banorët e këtij pallati, të cilët mund të kenë pasur qëllimin për të bërë lidhje të jashtëligjshme, në mënyrë që të krijojnë çrregullime në matësat elektrikë dhe të mos paguajnë energjinë që konsumojnë realisht. Burimet shprehen se duke qenë se asnjëri nga të shoqëruarit nuk e ka pranuar kryerjen e ndërhyrjes ndaj kasetës, hetimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e autorëve dhe në marrjen e masave përkatëse ndaj tyre, në mënyrë që të mos këtë më përsëritje të rasteve të tilla. Dje punonjësit e KESH–it kanë bërë riparimin e kasetës.